Magazine

Personaliteti, jeta sociale, suksesi, puna… Ja se çfarë thotë për ju grupi juaj i gjakut

  1. Grupi i gjakut A

Janë tipa që kanë shumë durim dhe janë të mirë në fshehjen e ndjenjave të tyre. Njerëzit me grupin e gjakut A përpiqen të arrijnë perfeksionin dhe janë të organizuar. Cilësi të tjera të tyre janë, se ata janë të përgjegjshëm, analitikë, krijues, me sjellje të mira dhe të ndjeshëm.

2. Jeta sociale – Grupi A

Janë njerëz që nuk pëlqejnë të hyjnë në debate dhe konfrontime. Janë të besueshëm, të mirë dhe lëndohen kollaj. Nuk munden të shijojnë festat e mëdha, pasi u pëlqejnë rrathët e ngushtë të miqve. Mund të zemërohen nëse i lëndon.

3. Puna – Grupi A

Janë ndër njerëzit më të besueshëm kur flitet për punën. Duan të bëjnë gjithcka në perfeksion dhe puna e tyre është gjithmonë më e mira. Mund të stresohen kollaj për shkak të punës, pasi fiksohen pas saj.

4. Grupi i gjakut B

Tiparet më të mira të personave me grupin e gjakut B janë krijueshmëria, fleksibiliteti, individualizmi dhe natyra pasionante. Megjithatë, kanë prirjen të jenë të fiksuar tek vetja, ndonjëherë janë të papërgjegjshëm dhe të paduruar. Janë individë shumë të pavarur, që nuk u bëhet vonë për mendimet e të tjerëve.

5. Jeta sociale – Grupi i gjakut B

U pëlqen ta shijojnë jetën me miq. Megjithatë, ndonjëherë është e vështirë të merresh me ta, pasi u pëlqen të bëjnë gjënë e tyre dhe të mos i dëgjojnë të tjerët.

6. Puna – Grupi i gjakut B

Urrejnë të ndjekin rregullat dhe bëjnë atë që duan, edhe në punë. Normalisht nuk bashkëpunojnë me të tjerët kollaj dhe punojnë sipas kushteve të tyre. Megjithatë, janë të orientuar nga objektivat dhe kanë synime të larta.

7. Grupi i gjakut AB

Këta tipa janë miqësorë, imagjinues, inteligjentë, të përshtatshëm, interesantë, ndonjëherë të paparashikueshëm dhe filozofikë. Në të njëjtën kohë, mund të jenë në humor jo të mirë, emocionalë dhe ndonjëherë egoistë.

8. Jeta sociale – Grupi i gjakut AB

Njerëzit me këtë lloj të rrallë të grupit të gjakut mendojnë më shumë me kokë se me zemër. Për shkak të kësaj, ata mund të jenë gjykues dhe madje të paparashikueshëm (duke shprehur personalitete të ndryshme).

9. Puna – Grupi i gjakut AB

Janë njerëzit më të mirë me të cilët të punosh, por bëhen lehtësisht emocionalë. Kjo gjë mund t’u ulë produktivitetin.

10. Grupi i gjakut 0

Njerëzit me këtë grup gjaku besohet se mishërojnë tiparet pozitive të vetëbesimit, ambicies, lidershipit, dhe aftësitë e përgjithshme të mira të njerëzve. Në anën tjetër, mund të jenë të pandjeshëm, arrogantë dhe tejet dramatikë.

11. Jeta sociale – Grupi i gjakut 0

Këta tipa pëlqejnë ta vënë në dukje praninë e tyre në një dhomë dhe shpesh herë konsiderohen liderë të lindur. janë shumë të dhënë pas suksesit, dhe njihen si njerëz që vënë baste e ndërmarrin risqe.

12. Puna – Grupi i gjakut 0

Janë të fiksuar pas punës dhe suksesit. Punojnë fort për të arritur objektivat, por mund të humbasin kollaj interesin dhe të shpërqëndrohen. Ndonjëherë, duhet të udhëhiqen dhe monitorohen për ta përfunduar një punë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button