Bota

Protestë në Hollywood, pak orë para natës së Oscar-ëve

Jodie Foster kundër Donald Trump. Aktorja dhe regjisorja ka organizuar së bashku me Michael J. Fox një demonstratë kundër presidentit amerikan, në Los Angeles, vetëm disa orë para natës së Oscar-ëve. Lajmi është transmetuar nga BBC. “Ne jemi njerëzit me fat, dhe ne duhet të ndajmë fatin tonë me refugjatët, që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara,” ka thirrur nga skena protagonistja e “Rikthim në të ardhmen”, emri i së cilës i është shtuar një liste të gjatë të yjeve të Hollivudit që kanë dalë hapur kundër Trumpit. Foster, fituese e dy Academy Awards, rrallë flet në publik, por sipas saj, “tani është koha për të folur.”

“Ky është një vit shumë i ndryshëm nga ata të fundit. Është koha për të dalë e për të luftuar,” tha ylli i “Heshtja e qingjave”. Gjatë protestës, u shfaq një videomesazh i regjisorit iranian kandidat për Nobel, Asghar Farhadi, i cili nuk merr pjesë në mbrëmje, për të protestuar kundër ndalimit të qytetarëve nga shtatë vende muslimane. Presidenti i SHBA është përgjigjur duke kërcënuar me një kundër-demonstratë. “Ndoshta miliona njerëz që votuan për mua për “Ta bërë Amerikën sërish të madhe”, duhet të bëjnë protestën e tyre. Ajo do të jetë më e madhja e të gjithave!”, shkroi ai në Twitter.

Leave a Reply

Back to top button