Motivuese

Pse lumturinë mund ta gjejmë ditëve të hëna

Zakonisht, e hëna është dita më e keqe e javës, thuajse një tabu për shumë njerëz, sepse përfaqëson kthimin në punë pas fundjavës. Sidoqoftë, Csikszentmihalyi, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Stanfordit (USA), nënvizon një paradoks të rëndësishëm: puna është më e dobishme sesa përtacia, për të arritur atë që ai e quan “gjendje fluksi mendor”, e cila gjithashtu mund të përkthehet si lumturi.

Çelësi qëndron në faktin se, për shumë njerëz, përtacia është një kohë e vdekur, ndërsa puna është krejt e kundërta. Të kesh objektiva të qarta, të dish se si t’i menaxhosh ato dhe të marrësh reagime rreth kësaj është thelbësore për të arritur këtë fluks. Në praktikë, kur flasim për gjendjen e fluksit, i referohemi kësaj: aftësia për të përqendruar të gjithë energjinë tonë psikike dhe vëmendjen tonë, mbi planet dhe qëllimet që kemi zgjedhur, dhe të dimë se ia vlen t’i ndjekim ato, sepse kemi zgjedhur këtë lloj jete dhe ne jemi në gjendje të gëzojmë çdo moment të asaj që bëjmë.

“Realizimi i planeve ose arritja e qëllimeve që kemi zgjedhur është thelbësore për të hyrë në gjendjen e fluksit”

-Mihaly Csikszentmihalyi-

/ bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button