Horizonti.al

Pse milingonat ecin në një kolonë? Sekreti tek feromonet

Milingonat janë shumë insekte sociale, që lulëzojnë në koloni prej miliona individësh, që punojnë si ekip. Aftësitë e mira të komunikimit qëndrojnë në zemër të suksesit të tyre. Ato mbështeten shumë në aromat kimike, të quajtura feromone, për të mbrojtur territoret dhe për të shkëmbyer informacione komplekse – nga vendndodhja e burimeve ushqimore dhe vendeve të foleve, deri në praninë e grabitësve. Çdo lloj milingonash ka fjalorin e vet kimik që ka deri në 20 feromone të ndryshme, të cilat mund të sekretohen për të formuar shtigje të veçanta aromash. Antenat e tyre përkthejnë ‘mesazhet’ kimike, duke udhëzuar milingonat, në një vijë, drejt destinacionit të dëshiruar. / horizonti.al

Leave a Reply

Back to top button