Your Life

Pse nuk duhet ta vendosni kurrë bukën përmbys në tryezë

Tradita ndalon dhënien ose vendosjen e bukës me kokë poshtë; le t'i zbulojmë arsyet së bashku

Asnjëherë mos e vendosni bukën me kokë poshtë në tryezë. Asnjëherë mos ia jepni bukën me kokë poshtë dikujt. Këto janë gjëra që kemi dëgjuar qindra herë por pse nuk mund t’i bëjmë?

Gjyshërit tanë ishin kategorikë: nuk duhet ta vendosni kurrë bukën me kokë poshtë në tryezë, sepse kjo do të sillte fat të keq dhe do të ishte një shenjë përbuzjeje. Eshtë një bestytni që i ka rrënjët në të kaluarën dhe na është përcjellë deri sot. Por, si lindi kjo traditë?

Epo ka në thelb dy arsye pse vendosja e bukës me kokë poshtë do të sillte fat të keq.

Arsyeja fetare

Buka është konsideruar gjithmonë një ushqim i shenjtë, “Trupi i Krishtit” i cili gjithmonë duhet të ofrohet me pjesën e poshtme, të vendosur poshtë. Në fakt, furrtarët gjithnjë janë parë si “priftërinj”.

Kthimi i bukës me kokë poshtë do të ishte sikur të ofroje trupin e Jezusit përmbys, një mungesë respekti dhe një mënyrë për ta ofenduar atë. Në simbolikën e krishterë, gjërat e kthyera kokë poshtë, zakonisht konsiderohen të jenë shkak për katastrofa. Në fakt, një kryq me kokë poshtë konsiderohet një simbol i djallit.

Arsyeja historike

Për të folur për arsyen historike duhet të kthehemi në Francën mesjetare. Në atë kohë ekzekutuesit ishin shumë të zënë dhe të urryer thellësisht nga njerëzit. Shpesh askush nuk donte t’u shiste ushqime, në veçanti, furrat e bukës nuk pranonin t’u shërbenin. Në Francë, në mesin e viteve 1400, ishte në fron Karli VII, Mbreti Fitimtar që zbatoi një politikë të brendshme shumë të ashpër. Ekzekutimet ishin në rend të ditës dhe ekzekutorët ishin shumë të urryer nga njerëzit. Mbreti nxori një dekret i cili i detyronte furrat e bukës t’u shërbenin edhe ekzekutorëve.

Kështu lindi kodi sekret i furrtarëve. Ata filluan të bënin bukë me përbërësit më të këqij që kishin në dispozicion dhe, për ta dalluar atë nga buka cilësore, e mbanin kokëposhtë. Në fund mbreti gjeti një zgjidhje për të gënjyer furrtarët. Vendosi t’i detyrojë të punojnë me kokën mbuluar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button