Magazine

Pse s’mund të mbajmë mend fëmijërinë tonë të hershme?

screen-shot-2016-11-19-at-10-51-33-am

Nga Jeanne Shinskey

Shumica prej nesh nuk asnjë kujtim të 3 apo 4 viteve para të jetës – në fakt, ne priremi të kujtojmë shumë pak nga jeta jonë para moshës 7-vjeçare. Dhe kur përpiqemi të kthehemi pas në kohë në kujtimet tona më të hershme, është shpesh e paqartë nëse ato janë të vërteta apo vetëm të bazuara tek fotografitë apo rrëfenjat që na janë treguar nga të tjerët. Fenomeni, i njohur si “ amnezia e fëmijërisë”, ka qenë i mistershëm për psikologët për më shumë se një shekull – dhe ne ende sot nuk e kuptojmë plotësisht atë.

Në pamje të parë, duket sikur arsyeja pse nuk mbajmë mend kur kemi qenë shumë të vegjël, është për shkak se foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk kanë një kujtesë plotësisht të zhvilluar. Por bebet 6 muajshe, mund të formojnë si memorie afatshkurtra që zgjasin për disa minuta, ashtu edhe ato afatgjata që zgjasin disa javë apo edhe muaj.

Në një studim, një foshnje 6 muajshe që mësoi si të shtypë një levë për të ndezur një tren lodër , mbante mend si ta bënte këtë edhe gjatëve 2-3 javëve që pasuan. Nga ana tjetër, fëmijët në moshë parashkollore, mund të kujtojnin ngjarjet që kishin ndodhur disa vite përpara. Ndërkohë mbetet ende e diskutueshme nëse kujtesa afatgjatë në këtë moshë të re është realisht autobiografike – domethënë ngjarje personalisht të rëndësishme që kanë ndodhur në një dhe

vend dhe kohë të caktuar.

Sigurisht, aftësitë e kujtesës në këto mosha nuk janë si ato të të rriturve – ato vazhdojnë të maturohen deri në adoleshencë. Në fakt, ndryshimet zhvillimore tek proceset bazë të kujtesës përdoren si një shpjegim për amnezinë e fëmijërisë, dhe kjo është një nga teoritë më të mira

që keni deri më sot. Këto procese themelore përfshijnë disa rajone të trurit si formimin, mirëmbajtjen dhe pastaj më vonë rithirrjen e kujtesës.

Për shembull hipokampusi, që mendohet të jetë përgjegjës për formimin e kujtimeve, vazhdon

të zhvillohet të paktën deri në moshën 7-vjeçare. Ne e dimë se kufiri tipik për amnezinë e fëmijërisë – 3 vjeç e gjysmë – ndryshon me moshën. Fëmijët dhe adoleshentët, kanë kujtime më të hershme se sa të rriturit. Kjo sugjeron se problemi mund të ketë të bëjë më pak me formimin e kujtimeve, se sa me ruajtjen e tyre.

Por historia nuk mbaron këtu. Një faktor tjetër që ne e dimë se luan një rol të rëndësishëm është gjuha. Nga mosha 1-6 vjeç, fëmijët përparojnë nga faza e një fjale të folur, tek të folurit rrjedhshëm në gjuhën e tyre amtare, kështu që ka ndryshime të mëdha në aftësinë e tyre verbale, e cila i mbivendoset periudhë së së amnezisë fëmijërore. Kjo përfshin përdorimin e kohës së shkuar, fjalët e lidhura me kujtesën si “kujtoj” dhe “harroj”, dhe përemrave personale, ku më e preferuara është “e imja”.

Është deri diku e vërtetë se aftësia e fëmijës për t’u shprehur me fjalë mbi një ngjarje në kohën e shkuar, parathotë se sa mirë do ta kujtojë ai atë muaj apo edhe vite më vonë. Një grup studiuesish, intervistuan fëmijë të vegjël të sjellë në urgjencë për shkak të lëndimeve të zakonshme të moshës gjatë lojërave. Vogëlushët mbi 26 muaj, të cilët mund të flisnin për atë që i kishte ndodhur, e kujtonin ngjarjen deri 5 vjet më vonë, ndërsa ata që qenë nën 26 muaj, dhe që nuk mund të flisnin dot për të, kujtonin pak ose asgjë nga incidenti. Kjo sugjeron se kujtimet paraverbale humbasin, në rast se ato nuk përkthehen në gjuhën e folur.

Efektet sociale dhe kulturore

Megjithatë, shumica e hulumtimeve mbi rolin e gjuhës, fokusohen mbi një formë të veçantë të shprehjes të quajtur narrativë, dhe funksionin e saj social. Kur prindërit u rikujtojnë fëmijëve shumë të vegjël ngjarjet e kaluara, ata në mënyrë implicite u mësojnë atyre aftësitë narrative –pra se cilat lloj ngjarjesh janë të rëndësishme për t’u kujtuar, dhe si duhet të jetë struktura e të folurit në një mënyrë që të tjerët të mund ta kuptojnë.

Në dallim nga rregjistrimi i informacionit për qëllime faktike, reminishenca sillet rreth funksionit shoqëror të ndarjes së përvojave me të tjerët. Në këtë mënyrë, historitë familjare ruajnë aksesin tek kujtesa me kalimin e kohës, por edhe rritin koherencën e narrativës, duke përfshirë edhe kronologjinë e ngjarjeve, tematikën, si dhe shkallën e tyre emocionale.

Tregimet më koherente mbahen mend më mirë. Të rriturit maori kanë kujtimet më të hershme të fëmijërisë (mosha 2 vjeç e gjysmë) se sa çdo shoqëri e studiuar deri më tani, falë stilit të lartë elaborativ të prindërve maorë për t’u treguar fëmijëve histori familjare. Reminishenca ka funksione të ndryshme shoqërore në kultura të ndryshme, të cilat kontribuojnë tek ndryshimet kulturore në sasinë, cilësinë dhe kohën e kujtimeve të hershme autobiografike.

Të rriturit në kulturat që vlerësojnë autonominë (Amerika e Veriut, Evropa Perëndimore) kanë prirjen për të raportuar më shumë kujtimet e fëmijërisë së hershme, se sa të rriturit në kultura që

vlerësojnë lidhshmërinë familjare (Azi, Afrikë). Kjo është e parashikuar nga dallimet kulturore në stilin e prindërve që risjellin ngjarje nga e shkuara. Tek kulturat që promovojnë më shumë vetë-koncepte autonome, reminishenca prindërore përqëndrohet më shumë tek përvojat e fëmijëve të veçantë, preferencat dhe ndjenjat e tyre, dhe më pak tek marrëdhëniet e tyre me të tjerët, rutinat sociale dhe standardet e sjelljes.

Për shembull, një fëmijë amerikan mund të mbajë mend marrjen e një ylli të artë kur ishte në arsimin parashkollor, ndërsa një kinez mund të mbajë mend klasën e tij që mësonte një këngë të veçantë në arsimin parashkollor. Ndërsa ka ende gjëra që nuk i kuptojmë ende lidhur me amnezinë e fëmijërisë, studiuesit janë duke bërë përparime.

Për shembull, ekzistojnë studime perspektive që ndjekin individët nga fëmijëria në të ardhmen. Kjo ndihmon në rregjistrimin e saktë të ngjarjeve, e cila është një metodë më e mirë se t’i kërkohet në mënyrë retrospektive adoleshentëve apo të rriturve të kujtojnë ngjarjet e kaluara që nuk janë të dokumentuara. Gjithashtu, teksa neuroshkenca përparon, do të ketë padyshim më shumë studime që kanë të bëjnë me zhvillimin e trurit në raport me kujtesën.

Kjo do na ndihmojë të krijojmë njësi të reja matëse të kujtesës, përveç raporteve verbale. Ndërkohë, është e rëndësishme të mbajmë mend që edhe nëse s’mund të kujtojmë në mënyrë të qartë ngjarje të veçanta nga koha kur ishim shumë të rinj, akumulimi i tyre lë megjithatë gjurmë të qëndrueshme që ndikojnë sjelljen tonë. Vitet e para të jetës janë paradoksalisht të harrueshme, por ende të fuqishme në formësimin e të rriturve që jemi bërë.

“The Conversation” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button