Analiza

Pse Vladimir Putin është përherë me vonesë?

Nga Shaun Walker

Vonesat e presidentit rus janë bërë legjendare, duke lënë së fundmi në pritje edhe Papa Françeskun, Xhon Kerrin duke shëtitur për orë të tëra në Sheshin e Kuq në Moskë dhe ish-gruan duke qarë në stacionet e metrosë

Screen Shot 2015-06-13 at 10.08.45

Të mërkurën, Vladimir Putini më në fund e zhvilloi takimin e tij me Papa Françeskun në Vatikan. Megjithatë, presidenti rus duket të jetë gjithmonë në kohë për konferencat e shtypit televizive dhe ngjarjet e mëdha. Durimi mund të jetë një virtyt, por pak njerëz do të linin Papën në pritje.

Vladimir Putin përbën megjithatë një përjashtim, me shefin e Kremlinit që shkoi afro një orë me vonesë në takimin në Vatikan, me Atin e Selisë së Shenjtë.

Vonesat e Putinit në fakt janë bërë legjendare, me gazetarët që mbulojnë aktivitetet e Kremlinit dhe që dëshmojnë se presin disa orë, dhe takimet e planifikuara rrallëherë fillojnë në orarin e përcaktuar. Vonesa e tij ndryshon nga njëri udhëheqës tek tjetrit, dhe sipas zakoneve të Putinit, pritja një orë për të është shenjë respekti.

Ai ishte 50 minuta me vonesë, në takimin e tij të parë me Papa Françeskun në vitin 2013. Gjithësesi presidenti i rrëzuar i Ukrainës Viktor Janukoviç, qëndroi në pritje 4 orë për t’u takuar me presidentin rus, ndërsa udhëheqësit evropianë rregullisht raportojnë, se e presin një orë ose më shumë.

Ky femomen, e ka origjinën që në ditët e para të presidencës së Putinit.

Ai u vonua 14 minuta në takimin me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe në vitin 2003, dhe një vit më herët i mbajti prindërit e fëmijëve të vrarë në një aksident ajror, duke pritur për më shumë se 2 orë në një varrezë.

Në vitin 2012, Putin ishte tre orë me vonesë në një takim me Xhon Kerrin në Moskë, duke e lënë sekretarin amerikan të shtetit të kryente një shëtitje nëpër Sheshin e Kuq dhe vriste ​​miza, para se të çelej drita e gjelbër nga Kremlini.

Nuk ka raste të njohura të udhëheqësve, që thjesht kanë hequr dorë në vend të fërkimeve me të. Duke patur parasysh që Putin arrin në kohë kur ka konferenca televizive dhe ngjarjet e rëndësishme me ndikim kombëtar, supozimi i përgjithshëm, është se vonesat e tij gjatë takimeve me politikanët rusë dhe ndërkombëtare, përbëjnë një politikë të kalibruar në aspektin psikologjik.

Por të qënit vonë, është diçka që Putin e bërë prej një kohë të gjatë. Ish-gruaja e tij Ljudmilla Putina,  një herë tregoi sesi vonesa e tij në takimin e tyre të pare, e bëri atë të qante. “Unë nuk isha kurrë vonë, por Vladimir Vladimiroviç e bente gjithmonë. Një orë e gjysmë ishte normale. Mbaj mend se isha duke qëndruar përreth metrosë. Pesëmbëdhjetë minutat e para të vonesës janë në rregull, edhe gjysmë ore mund të pranohet. Por, kur një orë kalon dhe ai nuk është ende atje, ju filloni të qani”.

Një shenjë e mundshme, që edhe Putin u ndje në siklet nga lënia në pritje e Papës, ishte edhe fakti që Kremlini ndërmori hapin e pazakontë, për të shpjeguar vonesën e së mërkurës. “Është e vërtetë që takimi me Papën ndodhi pak pas kohës së planifikuar”-u tha gazetarëve rusë zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peshkov.

“Kjo ndodhi për shkak se bisedimet në Milano vazhduan më gjatë nga sa pritej, dhe autokolona jonë ishte mjaft i ngadaltë në lëvizjet e saj nëpër rrugët e Milanos dhe Romës. Sigurisht, gjatë gjithë kohës ne kemi mbajtur kontakte me Vatikanin, dhe i shpjeguam vonesën tonë”.

Peshkov theksoi se Françesku dhe Putin patën një diskutim “të thellë” për rreth një orë, duke prekur krizën në Ukrainë dhe çështjet ndërkombëtare, si dhe “vlerat universale të njeriut, të cilat bashkojnë botët e katolikëve dhe ortodoksëve”. Nga ana e tij, Vatikani u shpreh se diskutimi u fokusua kryesisht tek Ukraina dhe thirrjet e Papës për paqe në atë vend. Putinit ndërkaq iu dha edhe medaljoni i “ëngjëllit të paqes”.

Zëdhënësi i Putinit, reagoi me tone të ashpra ndaj Kenet Haket, ambasadorit të SHBA-së në Selinë e Shenjtë, i cili ishte shprehur se shpresonte që Papa “mund të thoshte më shumë në lidhje me shqetësimet, mbi integritetin territorial” të Ukrainës. “Të mendoni se keni të drejtë për t’i dhënë leksion Papës, kjo nuk është gjë e pakët”-tha Peshkov. “E thënë seriozisht, kjo është një përpjekje skandaloze për prishjen e sovranitetin e një shteti tjetër”.

Shënim: Shaun Walker është korrespondent në Moskë për ”The Guardian”

The Guardian – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button