Analiza

Putini, doktrinë e re ushtarake: NATO është “armikut Nr.1”

Dokumenti i quan të rrezikshëm për Moskën edhe ata “procese të instalimit, në shtetet kufitarë, të regjimeve politika e të cilëve është kërcënim për interesat e Rusisë”, dhe rendit mes rreziqeve për sigurinë kombëtare edhe “veprimtarinë e shërbimeve të fshehtë të huaj, ashtu si dhe përdorimin e mundshëm brenda Rusisë të forcave politike dhe lëvizjeve sociale, të financuara dhe kontrolluara nga jashtë”

Russian troops take cover behind an armoured vehicle as they take over a Ukrainian airbase in Belbek

NATO është rreziku më i madh për Rusinë. E thotë doktrina e re ushtarake e miratuar nga Vladimir Putini, 29 faqe udhërrëfyese të strategjisë mbrojtëse të Federatës Ruse. Dokumenti, që ndryshon dhe integron doktrinën paraardhëse, e miratuar në vitin 2010, përmban ata që Putini i quan rreziqet e rinj të sigurisë kombëtare, sidomos në vijim të tensioneve në Ukrainë. Dhe në sytë e Kremlinit, është pikërisht NATO rreziku më i madh. Aq më shumë pasi Ukraina ka hedhur hapin e parë drejt një anëtarësimi eventual në NATO. Kremlini mendon se Aleanca, e cila në vjeshtë ka miratuar teorinë e “diplomacisë së forcës” kundrejt Moskës për të zgjidhur krizën e Ukrainës, është duke e shfaqur pak si shumë potencialin e saj ushtarak në vendet balltike, në Poloni, Bullgari dhe Rumani.
Forcimi i potencialit ushtarak të NATO-s në Europën Lindor dhe rritja e shpeshtësisë së stërvitjeve të saj në atë zonë shihen nga Moska si një përpjekje e udhëhequr nga SHBA për të izoluar dhe dobësuar Rusinë. Kështu mes kërcënimeve ka futur Prompt Global Strike, sistemi amerikan i mbrojtjes që ka si objektiv të kryejë sulme ushtarakë konvencionalë kudo në botë, brenda 60 minutash. Dhe mburoja antiraketë europiane, që konsiderohet nga Putini një “rrezik për ekuilibrat strategjikë të kontinentit”.
Më tej, dokumenti flet për mundësinë e përdorimit të armëve konvencionale të precizionit të lartë si mjet frenues për sulme të mundshëm nga jashtë. Deri tani, Rusi mbështetej tek bërthamorja. Eshtë me vonesë krahasuar me Perëndimin, sa u përket armëve të precizionit të lartë. Megjithatë, kohët e fundit ka përgatitur raketat Iskander, në gjendje të godasin objektiva deri 480 kilometra larg.
Dokumenti i quan të rrezikshëm për Moskën edhe ata “procese të instalimit, në shtetet kufitarë, të regjimeve politika e të cilëve është kërcënim për interesat e Rusisë”, dhe rendit mes rreziqeve për sigurinë kombëtare edhe “veprimtarinë e shërbimeve të fshehtë të huaj, ashtu si dhe përdorimin e mundshëm brenda Rusisë të forcave politike dhe lëvizjeve sociale, të financuara dhe kontrolluara nga jashtë”. E para që mund ta pësojë është qendra Sakharov: që pikërisht dje përfundoi në listën e “agjentëve të huaj”, një listë e hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Dhe që mund të mbyllet.
Në lidhje me armët bërthamore, doktrina nuk ndryshon: Rusia mund t’i përdorë si mjet raprezalje, nëse kundër saj apo aleatëve të saj përdoren armë të shkatërrimit në masë dhe nëse “rrezikohet ekzistenca e shtetit rus”. Dhe përmend mundësinë e një strategjie hibride me operacione shërbimesh të fshehtë dhe klandestinë, duke shmangur luftimet e drejtpërdrejtë. Pikërisht strategjia për të cilën shumëkush e akuzon se e ka përdorur në Ukrainë.
e.gj./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button