Your Life

Ora e shenjtë. Eshtë ai moment i jetës, kur duhet t’i përkushtohemi vetes sonë

Një orë në ditë për t’i kushtuar vetes, pasioneve, mirëqenies dhe relaksit. Kjo është ora e shenjtë dhe ju shpjegojmë pse luan një rol themelor në jetën tonë.

Ora e shenjtë përfaqëson atë moment të ditës që secilit prej nesh i duhet për t’ia kushtuar ekskluzivisht vetes. Qoftë edhe në një mënyrë egoiste, por është e domosdoshme që të jemi në gjendje pastaj të merremi me punë, të përkushtohemi në dashuri dhe në përgjithësi në jetën e përditshme.

Ne jetojmë në një botë që lëviz gjithmonë dhe më shpejt. Dhe kështu i kalojmë ditët duke ndjekur gjithçka: punë, shtëpi, familje, dashuri personale, duke harruar plotësisht veten.

Terapi për trurin

Në këtë kontekst konfuz shoqëror, ora e shenjtë konfigurohet si një terapi që ka përfitimet e saj për trupin, mendjen tonë. Por edhe marrëdhëniet me të tjerët.

Me orë të shenjtë nënkuptojmë një kohë, të kufizuar në 60 minuta, gjatë së cilës çdo veprim i vetëm ka për qëllim mirëqenien tonë personale. Jo keq, apo jo?

Ora e shenjtë dhe prioritetet tona

Në atë orë ne mund t’i kushtohemi ekskluzivisht vetvetes duke bërë atë që na bën të ndjehemi mirë: një maskë për fytyrën, një manikyr, përkëdhelje me qenin, leximi i një libri. Ose mund të zgjedhim të pimë një filxhan çaj teksa admirojmë pamjen nga dritarja.

Një orë në ditë vetëm për ne, nuk do të na bëjnë të egoistë. Në këtë mënyrë ne do të gjejmë harmoninë dhe ekuilibrin për të qenë të qetë me veten dhe mbi të gjitha me të tjerët.

Kur jemi tërësisht të gëlltitur nga tërbimi i jetës së përditshme, ne shpesh harrojmë për nevojat tona fizike dhe mendore. Ora e shenjtë na lejon të dëgjojmë nevojat tona dhe të kërkojmë mbulesë për të garantuar mirëqenien tonë.

E tashmja jonë

Axhenda, kalendari dhe kujtimet na kujtojnë angazhimet e ditëve në vazhdim, por kur mund të jetojmë vërtet në të tashmen? Ora e shenjtë na ndihmon të shijojmë të tashmen dhe momentet që po jetojmë këtu dhe tani, duke i dhënë vlerë kohës që kemi në dispozicion.

A mund të na bëjë një orë në ditë të lumtur? Përgjigja është po. Përmes orës së shenjtë mund t’i kushtojmë 60 minuta të kohës sonë. Asaj që duam, nga pasionet tona tek relaksi, derisa ta kalojmë atë orë me një person të dashur. Që ndërkohë, e lëmë pas dore gjatë ditës për shkak të angazhimeve tona. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button