Horizonti.al

Qytetërimi i Diellit në Azinë qendrore

Screen Shot 2016-05-27 at 13.46.41Në vitet ’70, arkeologët sovjetikë zbuluan ekzistencën e një qytetërimi të lulëzuar në fundin e shekullit III para Krishtit, në shkretëtirat e Azisë qendrore. Nga rërat u shfaqën qytete të fortifikuara dhe nekropole (Noguri dhe Togoloku) me një kompleksitet arkitektonik të pabesueshëm, impiante mbrojtjeje, një kulturë materiale shumë të përparuar dhe tregues për shkëmbime tregtare me qytetërimet bashkëkohos mesopotamikë dhe të Indit.

Në gjendjen aktuale të kërkimeve, se cilët ishin këta njerëz është gjë ende e panjohur, por disa studiues kanë formuluar hipoteza të habitshme: arkeologu uzbek Viktor Sarianidi që ka kryer gërmime këtu, ka hedhur idenë se objektet dhe ritualet kanë ngjashmëri me besimin zoroastrian, ndërkohë që studiuesi i indo-europianëve James Patrick Mallory thotë se këto fortesa u ngjajnë atyre të përshkruara në tekstet e shenjtë më të lashtë indianë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button