Magazine

Reportazh / Në kërkim të Rusisë

KARL OVE KNAUSGÅRD është një shkrimtar nga Norvegjia. Ai është autor i një autobiografie në gjashtë vëllime, ‘Beteja ime’, botua në Itali nga Feltrinelli. Ky artikull është publikuar në “Nju Jork Time” me titullin “Një rrugë letrare drejt zemrës së Rusisë”, informon dritare.net.

Rusia është vend i historive. Historia e Carit dhe popullit të tij, e Leninit dhe Revolucionit, luftës së madhe patriotike. Transformimi i një toke në një shtet të madh modern dhe industrial. Historia e mbretërimit të terrorit të Stalinit, e një vendi që sklerotizon; historia e Vladimir Putinit, njeriut të KGB-së, i cili erdhi në pushtet në mes të kaosit dhe rivendosi rregullin. Si e bëri ai këtë? Falë tregimeve të së kaluarës, të thëna në një mënyrë që çon drejt Rusisë së sotme. Për një pjesë të mirë të jetës sime unë kam qenë shumë i tërhequr, gati i hipnotizuar nga këto histori. Kur isha i vogël, Rusia ishte një vend i mbyllur, pra misterioz, gjithmonë na prezantohej si e kundërta jonë. Ne ishim të lirë dhe rusët ishin të shtypur, ne ishim të mirë dhe rusët ishin të këqij. Duke u rritur dhe duke lexuar kuptova se gjërat ishin më të komplikuara sepse ishte Rusia nga e cila vinte literatura më e mirë dhe më intensive, mbërriti: “Krimi dhe Ndëshkim” i Dostojevskit, “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit, “ Kujtimet i një të çmenduri” të Gogol. Çfarë lloj vendi ishte Rusia, ku shpirtrat ishin aq të thellë dhe shpirti aq i egër? Sepse pikërisht aty kritika e padrejtësive të shoqërisë së ndarë në klasa ishte kthyer në aksion fillimisht me Revolucionin e 1917 dhe më pas me Diktaturën e Proletariatit? Përse një histori e mrekullueshme, e cila flet për barazinë e të gjitha qenieve njerëzore, është kthyer në terror, brutalitet çnjerëzor dhe në mjerim? Rusia është ende një enigmë për mua. Çdo ditë një lajmi na vjen nga Rusia – Putin, kundërshtarët e tij në burg, ndërhyrjet e tij në zgjedhjet e vendeve të huaj dhe të gjitha të konfirmojnë idenë se “Rusia “është një entitet unik, i kuptueshëm dhe i denjë. Por çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë brenda këtij entiteti? Çfarë është “Rusia” për ta, cilat janë historitë që u tregojnë vetë atyre, njëqind vjet pas revolucionit dhe njëzet e pesë vjet pas rënies së regjimit komunist?

Për vite kam dashur të shoh Rusinë me sytë e mi, të takoj njerëzit që jetonin në atë entitet dhe të kuptoja se çfarë do të thoshte për ta të ishe rus. Është kjo arsyeja se përse një mëngjes në tetor u nisa me makinë se bashku me një fotograf dhe një përkthyes nga Moska drejt e në pasurinë e vjetër të Ivan Turgenev.

Për të kuptuar se si ishte Rusia përtej lajmeve. Vendi më i mirë për të filluar është bota e treguar nga Turgenev, fshati që shërben si sfond në librin e tij të parë, “Kujtimet e një gjahtari”. Botuar në 1852, “Kujtimet e një gjahtari” është një përmbledhje tregimesh që flasin për takimet e një gjuetari në shëtitjet e tij në pyje … / Dritare.net

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu

Leave a Reply

Back to top button