Bota

Rezistenca ndaj transparencës, e përbashkëta e Trampit dhe Klintonit

Screen Shot 2016-02-29 at 08.03.51

Nga By Ruth Marcus

“Uashington Post”

Transparenca nuk është një instinkt natyror i politikanit. Mendja politike priret të mendojë:Ajo çfarë nuk dinë votuesit, mund të më dëmtojë mua. Ajo çcfarë bëjnë me informacionin kundërshtarët politikë dhe media, gjithashtu. Pra urdhri i zakonshëm është të mbeten hermetikë, t’i dredhojnë kërkesës për transparencë, të japin minimumin e informacionit, kur politikani percepton një avantazh krahasues në atë fare zbulese. (Mendoni Xheb Bushin,  Hilari Klinton, komunikimet e saj private, plus një shumë të madhe parash nga kthimi i taksave.)

Roli i medias duhet të jetë kundërshtimi i këtij impulsi drejt sekretit, duke kërkuar me ngulm transparencë dhe – në rrethana të përshtatshme dhe me mënyrat e duhura – shkaktimin e dhimbjeve ndaj kandidatëve që rezistojnë. Fushata aktuale përmban dy argumente paralele mbi transparencën – në anën e republikanëve, atë të kthimit të taksave të Donald Tramp; në kampin demokrat, honoraret e majme për fjalimet e mbajtura në aktivitete joqeveritare nga Hilari Klinton.

Të dyja çështjet nuk janë të barazvlefshme, fshehja e deklaratave tatimore ka qenë një ritual standard i kandidaturave presidenciale për dekada të tëra. Sipas historianit të taksave Xhozef Torndajk, çdo kandidati i nominuar nga ta dyja partitë që nga viti viti 1980 ka vepruar kështu.

Në kontrast, fjalimet e Klintonëve, paraqesin një çështje të përshtypjes së parë.

Ajo nuk po shkon ndesh parimeve të praktikës së zakonshme, aq sa ka ndihmuar në zgjerimin e përkufizimit të asaj se çfarë informacioni duhet të jetë në dispozicion të publikut, kur bëhet fjalë për kandidatët presidencialë. Megjithatë, të dy kandidatët po i rezistojnë transparencës. Të dy po gabojnë. Dhe të dy janë duke nxjerrë në pah një qëndrim shqetësues, që mund të pritet vetëm të vazhdojë dhe përkeqësohet në Shtëpinë e Bardhë.

Tramp në një rast shprehu gatishmërinë e tij për publikimin e dokumenteve fiskale. “Unë s’kam asnjë kundërshtim për të publikuar kthimin e taksave”- tha ai në një intervistë radiofonike pak kohë më parë. Tashmë, Tramp ka kaluar në mbrojtje. “Unë absolutisht do bëj publike kthimin e taksave, por jam në auditim prej dy apo tre vjet.  Kështu që unë s’mund ta bëjë këtë derisa të përfundojë ky process”- tha ai në debatin e së enjtes në CNN, ‘Telemundo’. “Dhe unë mendoj se njerëzit do ta kuptojnë këtë”- shrtoi ai

Hm, jo. Së pari, justifikimi i auditimit nga Tramp s’mund ta ndalojë atë nga publikimi i deklaratave tatimore që mbulojnë vitet e mëparshme. Së dyti, nëse publikimi i deklaratave tatimore për vite më rradhë është tërësisht në diskrecionin e zoti Tramp; ai është bosi i kthimeve të tij. Sigurisht, asnjë avokat i kujdesshëm në fushën e taksave, nuk do të pushtohej nga entuziami për një klient që auditon kthimit e taksave publike. Vështirë.

“Ne po u kërkojmë kandidatëve shumëçka që njerëzit normalë nuk do t’i bënin”- më tha Torndajk. “Unë jam i sigurtë se do të jetë e papërshtatshme, që ndërsa ai është nën auditim, dhe avokatët e tij ndoshta janë tmerruar nga perspektiva e kësaj, por unë nuk mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme në këtë situatë”. Në fakt, a do t’i rezistonte president Tramp publikimit të deklaratave tatimore, me arsyetimin se ai është duke u audituar?

Ky informacion ka rëndësi. “Ju nuk mësoni asgjë në lidhje me pasurinë e dikujt nga një kthim i taksave”- pohoi Tramp në debat, por madhësia nuk është i vetmi faktor i rëndësishëm në këtë rast. Të dhënat tatimore, u mundësojnë zgjedhësve të dinë se çfarë normash tatimore paguajnë  kandidatët, dhe se si në mënyrë agresive kanë shfrtëzuar defektet në kodin fiskal. Ato japin detaje se sa kandidatë kanë dhuruar para për bamirësi dhe tek cilat organizata.

Ky informacion mund të mos jetë përcaktues për të zgjedhur një kandidat, por është i dobishëm. Fjalimet e Klintonit janë diçka e ndryshme, në aspektin e saj që ne nuk e dimë se çfarë ka atje apo jo, dhe ky është sigurisht thelbi i problemit. Qëndrimi i Klintonit ka evoluar nga premtimi (Do t’i shoh dhe publikoj ato) deri tek dredhimi kushtëzues (Do jem e lumtur ta bëj këtë kur të gjithë, duke përfshirë edhe republikanët, ta ndëmarrin këtë hap).

Gabim. Gabim. Gabim. Klinton po garon brenda Partisë Demokratike kundër një kandidati, i cili ka bërë kauzë të vetën lidhjet e saj me bankierët e Uoll Stritit. Klinton thotë atë që ka thënë edhe privatisht se kjo nuk ka rëndësi, pasi “Unë kam një histori. Nuk po përballem me këto akuza për herë të pare”. Kjo lë disa gjëra pa sqaruar.

Po, Klintoni ka një histori publike. Por për votuesit e shqetësuar në lidhje me atë nëse ajo do të jetë mjaftueshëm e ashpër me bankierët, duket e arsyeshme që ata të pyesin veten:Çfarë u thotë ajo atyre prapa dyerve të mbyllura, me një fjalim që kushton 225.000 dollarë? Më e rëndësishme, transparenca nuk është, apo s’duhet të jetë një element situacional.

Klinton ka bërë kthimin e taksave publike, pa bërë Tramp të vetat. Pse duhet të ketë rëndësi se çfarë bëjnë kandidatët republikanë? Ndonëse është e arsyeshme për të kërkuar me të gjitha mjetet edhe transparencën nga zoti Trump. Votues kini kujdes. Mënyra sesi politikanët sillen gjatë fushatës, ofron një dritare mbi atë që do të bëjë kur të jenë në Zyrën Ovale. Kandidatëve që u mungon transparenca para ditës së zgjedhjeve, nuk janë të prirur për t’u përmirësuar në këtë aspekt pasi të fitojnë. /Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button