Shkence

Rituali i çuditshëm i shimpanzeve

Shimpanzetë në disa pjesë të Afrikës Perëndimore, janë vëzhguar në mënyrë të përsëritur teksa gjuajnë më gurë pemë të caktuara– por jo për ndonjë asnjë arsye të dukshme

Screen Shot 2016-06-16 at 14.59.42

Një ekip i udhëhequr nga Hjalmar Kuhl dhe Emi Kalan nga Instituti Mask Plank për Biologjinë Evolucionare në Gjermani, xhiroi një shimpanze që qëllonte me gurë një pemë – një sjellje që futi në mendime studiuesit. Një kamera e vendosur në një kurth për të regjistruar veprimet e  primatit, kur nuk kishte njerëz të pranishëm e rregjistroi këtë skenë.

Shimpanzetë kanë qenë prej kohësh të njohura si përdoruese të mjeteve (për shembull duke përdorur gurët si çekiç për të çarë arrat), por i çuditshëm mbetet fakti se hedhja e gurëve nuk ka ndonjë qëllim të qartë. Dhe kjo lloj sjellje, nuk është vërejtur tek popullatat e shimpanzeve diku tjetër. “Ajo që kemi zbuluar nuk qe e rastësishme, një ngjarje e shkëputur; ai gjest është një aktivitet i përsëritur pa asnjë lidhje të qartë me fitimin e ushqimit apo statusit.

Ky mund të jetë një ritual”- tha Laura Kehoe, studiuese në Universitetin e Humboldit në Berlin, e përfshirë në hulumtim. Disa kanë sugjeruar se sjellja, e cila bën që grumbuj gurësh të mblidhen poshtë pemëve, mund të jetë një mënyrë për të shënuar territorin; të tjerë e kanë cilësuar atë si provë të një lloj sistemi të besimit shpirtëror, duke vënë në dukje ngjashmërinë me ndërtimin e tumave prej gurit nga fiset primitive. Sido që të jetë përgjigja, ekzistenca e një sjelljeje të tillë “rituale”, që është specifike për një zonë të caktuar, tregon fuqimisht se sjellja e shimpanzeve është më komplekse nga sa besohej më parë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button