Enciklopedike

Rituali i Frederik Shopenit

Screen Shot 2015-09-30 at 09.08.09

Gjatë marrëdhënies së tij të 10-vjeçare me romancieren franceze Zhorzh Sand, kompozitori i njohur Frederik Shopen (1810–1849) e kalonte shumicën e stinës së verës në vilën e Sand në Nohant, Francën qëndrore. Shopen ishte një kafshë urbane; në këtë fshat ai u bë mërzit shumë shpejt dhe përjetonte shpesh një gjendje të ngrysur shpirtërore.

Por mungesa e shpërqëndrimit, ishte diçka e mirë për muzikën e tij. Në shumicën e ditëve ai ngrihej me vonesë, hante mëngjesin në dhomën e tij, dhe e kalonte ditën duke kompozuar, me një pushim midis për t’i dhënë mësime pianoje vajzës së Sand, Solanzh. Në orën 6 të mbrëmjes familja mblidhej për të ngrënë darkë, shpesh e shërbyer në oborr, që në pas pasohej nga muzika, bisedat, dhe zbavitjet e ndryshme. Pastaj Shopeni shkonte të flinte, ndërsa Sand ulej në tryezën e saj të shkrimit.

Edhe pse mungesa e çdo lloj përgjegjësie reale në Nohant, e bënte më të lehtë për Shopenin që të kompozonte, procesi i punës së tij ishte larg të qënit i lehtë. Sand vuri në dukje zakonet e tij të punës:Krijimi i tij ishte spontan dhe i mrekullueshëm. Ai e gjente frymëzimin pa e kërkuar atë, pa e parashikuar. Ai vinte papritmas drejt pianos së tij, i plotë, sublim, ose këndohej në kokën e tij gjatë një shëtitje, ndersa ai ishte i paduruar për ta luajtur në piano për veten e tij. Por pastaj filloi punën më zemër-sfilitëse që kam parë ndonjëherë. Ishte një seri përpjekjesh të pazgjidhshme dhe shqetësimesh, për të kapur sërish disa detaje nga pjesa që ai kishte dëgjuar; atë që ai e kishte konceptuar si një të tërë e analizonte shumë kur dëshironte të shkruante, dhe keqardhja e tij se mos ndodhta nuk e gjente atë përsëri, sipas mendimit të tij përcaktonte qartë, zhytjen e tij në një lloj dëshpërimi.

Ai mbyllej në dhomë tij për ditë të tëra, duke qarë, çapitur lart e poshtë, thyer stilolapsat e tij, shkruar dhe ndryshuar kompozimin e tij 100 herë, dhe rifilluar sërish të nesërmen me një këmbëngulje të dëshpëruar. Shopeni shpenzoi gjashtë javë mbi një faqe të vetme, për të shkruar atë në fund siç e kishte patur frymëzimin fillestar.

Sand u përpoq ta bindë Shopenin të besonte tek frymëzimin e tij të parë, por ai nuk kishte dëshirë të merrte këshilla nga ajo, dhe zemërohej kur shqetësohej. “Unë guxoj të insistoj”-shkroi Sand. “Shopen kur zemërohet është alarmant, por me mua, ai gjithmonë e përmbante veten. Dukej sikur gati po mbytej dhe po vdiste”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button