Enciklopedike

Rituali i Soren Kierkegaardit

Screen Shot 2015-09-18 at 09.09.38

Dita e filozofit danez Soren Kierkegaard (1813-1855), ishte e dominuar nga dy procese:shkrimi dhe ecja. Zakonisht, ai shkruante në mëngjes, nisej më pas për një shëtitje të gjatë nëpër Kopenhagë në mesditë, dhe pastaj rikthehej sërish të shkuante për pjesën tjetër të ditës dhe në mbrëmje.

Gjatë shëtitjeve atij i vinin idetë më të mira, dhe nganjëherë do të kishte aq nxitim për t’i mbajtur shënim, sa menjëherë sapo vinte në shtëpi, shkruante në këmbë përpara tavolinës së tij, ende me kapelen në kokë, shkopin apo ombrellën në dorë.

Kierkegaard e ruante energjinë e tij me kafe, që zakonisht e pinte pas darkës të shoqëruar me një gotë sheri. Sekretari i tij në vitet 1844-1850, Izraeli Levin, kujton se Kierkegaard kishte “të paktën 50 komplete filxhanësh dhe pjatash, por secila e veçantë nga tjetra -dhe se para se të shërbehej kafja, Levin duhej të zgjidhte filxhanin dhe pjatën që filozofi e kishte preferuar atë ditë, dhe pastaj, çuditërisht ia justifikonte zgjedhjen e tij Kirkegardit.

Pork y nuk ishte i vetmi ritual i çuditshëm i filozofit danez. Biografi Joakim Garf shkruan:Kierkegaard kishte mënyrën e vet mjaft të veçantë për ta bërë kafen:ai mbante një qese ku dhe derdhte sheqerin në filxhan, derisa formohet një lloj piramide e vogël.

Më pas vinte kafja tepër e fortë dhe e zezë, e cila tretej ngadalë mbi piramidën e bardhë. Procesi përfundonte me shtimin e shurupit stimulus, që zhdukej në barkun e mjeshtrit, ku përziej me sheri për të prodhuar energji shtesë dhe që çontë në tru valë të ngrohta alkooli.

Me këtë lloj kokteji Kirkekgaardi ishte aq produktiv saqë punonte gjithë ditën deri  në gjysmën e natës. Levini ende mund të vërente ndjesinë e shpimit të gjilpërës dhe mpirjen e gishtave të mbingarkuara me punë të filozofit danez, sa hertë që kur ato kapnin filxhanin apo gotën me pijen e preferuar.

Leave a Reply

Back to top button