Histori

Rrëfimi i Jean Carlier de Pinon për piratët. Një ndodhi e rrallë në Vlorën e 1579-ës

Vlora

Jean Carlier de Pinon ishte një fisnik francez i cili jetonte në Paris dhe Cambray. Ai është autor i veprës “Mon voyaige en Levant, faict l’an 1579” (Udhëtimi im në Lindje, në vitin 1579). Në këtë vepër, ai rrëfen udhëtimin e tij në Tokën e Shenjtë me shoqëruesin e tij gjerman, Hans Jacob Breuning nga shkurti 1579 deri në mars 1580. Duke lundruar nga Venecia për në Kostandinopojë dhe Aleksandri, ata u ndalën në portin otoman të Vlorës, të cilin ai e përshkruan si më poshtë:

… Në 14 të Majit, me qëllim që të merrnim vesh çfarë kishte ndodhur me fregatën, pasi ngritëm spirancat, ne hymë në portin e Vlorës. Në hyrje të këtij porti nga veriperëndimi, ndodhet një mal apo një shkëmb në formë ishulli që quhet Saseno (Sazan). Pasi ulëm velat, ne qëlluam disa herë me topa, që është gjë e zakonshme kur hyn në porte. Në atë moment, Emini, ose shefi i doganës doli i shoqëruar nga disa myslimanë dhe hebrenj të tjerë, me të cilët u zhvilluan bisedime në një tapet të shtruar për ta, sipas zakoneve të tyre…

… Në datën 15, ne zbritëm në tokë në Vlorë, ndonëse kishte ende pak rrezik për ne, duke patur parasysh veshjet tona që ishin të një stili venecian. Mund të ishim marrë kollaj si njerëz të Mbretit të Spanjës, sepse armëpushimi mes Mbretit të Spanjës dhe Sulltanit nuk kishte hyrë ende në fuqi, kështu që ata mund të na kapnin dhe të na merrnin si skllevër, ose të na dënonin me vdekje si të dyshuar për spiunë. Të gjithë perëndimorët ndeshin në rreziqe të tilla në toka dhe vende të largëta. Por nuk ka rrezik në qytete të mëdha, ku ka ambasadorë dhe konsuj të republikave dhe mbretërive të krishtera. Atë ditë, ne u bëmë dëshmitarë të vënies së drejtësisë…

[real3dflipbook id=”860″]

 

 

Leave a Reply

Back to top button