Magazine

Rrëfimi i mrekullueshëm në 40 vite i Umberto Ecos

Screen Shot 2016-02-24 at 10.29.15

Njëzetë vjet më parë, Umberto Eco thoshte: “Kohët e fundit, një nxënës mendimtar (një farë Kritoni) më pyeti: Profesor, si mund të përgatitemi mirë për vdekjen? Iu përgjigja që e vetmja mënyrë për t’u përgatitur për vdekjen, është të bindemi se të gjithë të tjerët janë tope”. Eshtë një prej ironive që Eco ka lënë prapa, pas vdekjes së tij. Qarkullon shumë në internet, bashkë me të dhënat kryesore të biografisë së tij…

… Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e eenciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen. Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte. Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë…

[real3dflipbook id=”961″]

Leave a Reply

Back to top button