Covid19MAIN

Rruga ende e gjatë e Evropës, drejt “bashkëjetesës” me Covid-19

Nga Lionel Laurent

“Bloomberg”

Mbi “bashkëjetesën” me Covid-19 është folur që kur nisipandemia:Vjen një moment kur sëmundja e koronavirusit bëhet më shumë një pjesë e jetës së përditshme, sesa një valë e madhe rastesh dhe vdekjesh që mbingarkojnë spitalet dhe shkaktojnë vendosjen e bllokimeve me pasoja shkatërruese për shoqërinë.

Në këtë të ashtuquajtur fazë “endemike Covid-19 të duket më shumë si gripi i zakonshëm, dhe ku do të ketë fushata të rregullta vaksinimesh dhe një përqendrim më të madh sistemin e kujdesit parësor. Pra në këtë skenar, pandemia nuk çrrënjoset por menaxhohet.

Dhe ky është një moment që po afrohet për pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian, pas disa valëve vdekjeprurëse Covid-19, i kanë marrë jetën thuajse 1 milionë njerëzve, dhe që i kanë shkaktuar një goditje të fortë krenarisë së kontinentit me sistemin e tij të mirë-financuar të shëndetit publik.

Qytete si Parisi dhe Roma po gëlojnë sërish nga punonjësit dhe jeta e natës. Maskat mbahen më shumë nëpër kyçet e duarve sesa nën hundë. Tani janë rihapur klubet e natës, edhe pse me kontrolle të reja shëndetësore.

Politikanët në Britaninëe Madhe dhe Francë, po flasin për më shumë përgjegjësi individuale dhe për më pak rregulla të imponuara nga lart-poshtë. E megjithatë është gjithashtu e qartë se bashkëjetesa me Covid-19, do të mbetet një synim i parealizueshëm pa një forcim masave për menaxhimin e pandemisë, pa një fokus më urgjent në zgjerimin e fushatës së vaksinimitdhe sinjaleve më të qarta njerëzit të jenë vigjilentë kur bëhet fjalë për distancimin social.

Rihapja e ekonomive të mëdha të Evropës, ka filluar të japë efektet e veta negative ndërsa rastet po shtohen, dhe shtrimet në spital vazhdojnë  të  jenë në rritje në Spanjë dhe Francë. Kufizimet po shtohen sërish edhe në Lisbonë dhe Amsterdam. Varianti më infektiv Delta,

po përshkon mbarë kontinentin, duke nxjerrë në pah të metat e një fushate vaksinimi që po shkon drejt niveleve të SHBA-së, por ka ende shumë për të bërë.

Shpejtësia e përhapjes së këtij varianti ka shumë rëndësi. Vaksinat ekzistuese ofrojnë mbrojtje dhe është e qartë se po e ndryshojnë situatën:Rreth 53 për qind e popullsisë së BE-së ka marrë të paktën një dozë, gjë që mund të shpjegojë arsyen pse vdekjet nga Covid-19 janë ende në rënie.

Megjithatë, mbulimi me vaksina është ende shumë i ulë t tek personat në 50 vjeç. Në Spanjë dhe Francë, rreth 10 për qind e njerëzve të moshës 25-49 vjeç janë plotësisht të vaksinuar, përkundrejt mbi 40 për qindtë atyre që janë 50-59 vjeç.

Dhe në Francë, vetëm 70 për qind e njerëzve mbi 70 vjeç janë vaksinuar, në krahasim me 100 për qind në Spanjë. Çështja më urgjente për një Evropë të dëshpëruar për të bashkëjetuar me Covid-19, duhet të jetë se si të përmirësojë fushatën e vaksinimit, dhe jo kufizimetduhet të zgjedhin njerëzit.

Zyrtari më i lartë i vaksinave në Francë, Alain Fischer, deklaroi për “Le Monde javën e kaluar se shpejtësia e përhapjes së variantit Delta do të kërko vaksinimin e 90 për qind të rriturve në Francë, në varësi të shkallës së efikasitetit të vaksinave.

E llogaritur për popullsinë e BE-së si një e tërë – ku 70 për qind e të rriturve pritet të marrin të paktën një dozë deri në fund të këtij muaji -atëherë del se janë edhe 150 milionë të rritur që kanë nevojë për një vaksinë (ose më shumë se dyfishi i popullsisë së Francës).

Prandaj, zgjedhjet morale në këtë fazë të re të pandemisë po rezultojnë të jenë më të vështira se sa pritej. Ajo që në Britaninë e Madhe po cilësohet si Dita e Lirisë”- kur do të hiqen të gjitha kufizimet e pandemisë, dhe individëve u jepet më shumë hapësirë ​​për të marrë vendimet personale, po paraqitet me të drejtë si një lloj tjetër i qasjes ndaj lirisë në Francë,

ku presidenti Emmanuel Macron njoftoi të hënën vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit në sektorin e shëndetësisë dhe potencialisht për të gjithë të rriturit, rast se normat e vaksinimit nuk rriten shumë shpejt.

Kjo qasje duhet të shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Ndërsa bota e pasur ka nisur të flasë hapur për doza të treta përforcuese dhe për një mbulim më ambicioz me vaksina të popullatave, synimi për të bashkëjetuar me Covid-19, duhet të adresojë më parë pabarazinë e madhe me vendet me të ardhura të ulëta, ku vetëm 1 për qind e njerëzve ka marrë të paktënnjë dozë vaksine.

Paraqitja e menaxhimit të Covid-19 si një çështje thjeshtë e brendshme shtetërore, injoron faktin se variantet e Covid-19po lulëzojnë më shumë në vendet ku mbulimi me vaksina është shumë i ulët. Kufizimet e udhëtimit për të shmangur infeksionet e reja, janë thuajse gjithmonë të gabuara me probleme.

Varianti Delta u identifikua për herë të parë në Indi, ndërsa ai Beta në Afrikën e Jugut. Meqë Evropa synon të bëhet brenda këtij viti prodhuesjae madhe në botëe vaksinave anti-Covid, ajo ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në përmirësimin e prodhimit industrial të vaksinave, dhe dëgjimin e apelit të Sekretarit amerikane të Thesarit, Janet Yellenpër dhurimin e më shumë dozave vendeve të varfra.

Pa të fundit, Andrea Taylor i Universitetit Duke, thotë se bota nuk do të mund tëvaksinohet e gjitha deri në vitin 2023. Më pas do të ndodhin edhe ndryshime të tjera. Sistemet e kujdesit shëndetësor, mund të mos kenë nevojë për shtretër specifikë për pandeminë.

Por sigurisht që ata kanë nevojë për një personel më të mirë-paguar dhe për me burime më të mira. Vendeve varura nga turizmi si Spanja dhe Italia, mund t’u duhet të ndryshojnë kursin, dhe kjo duke pasur parasysh që janë ende përpara 2 vitet e flukseve ndërkombëtare të udhëtimit nën normën e zakonshme. Ndërkohë pas pandemisë,do të duhen më shumë investime për të financuar rimëkëmbjen.

Por tani për tani, bashkëjetesa me Covid-19 duhet të shihet më shumë si një synim në fundine një maratone sesa si një sprint. Heqja e masave kufizuese,duhet të jetë një përgjigje e kalibruar me kujdes në varësi të të dhënave nga terreni, e shoqëruar kjo nga një rritje e ndjeshme e niveleve të vaksinimit. Dita e Lirisë do të vijë, por nuk është ende momenti.

Back to top button