Analiza

Rusia nis manovrat. 5 të vrarë nga operacioni i Kievit. Prag lufte?

TOPSHOTS-UKRAINE-RUSSIA-CRISIS-POLITICSPas disa ditësh trazira, tensionet në Ukrainë u rritën shumë sot teksa Rusia nisi stërvitje të reja ushtarake, pasi forcat ukrainase vranë pesë militantë prorusë. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se forcat ukrainase vranë pesë militantë gjatë operacioneve për të hequr barrikadat në rrugë që janë ngritur përreth qytetit të Slavianskut. Përgjigja ruse erdhi menjëherë.

Rusia ka urdhëruar stërvitje të reja ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën, në përgjigje të një operacioni nga Kievi kundër separatistëve prorusë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha e Moska është “detyruar të reagojë” pasi komandot ukrainas shkuan drejt bastionit separatist të Slovianskut. Presidenti Putin e kishte paralajmëruar më herët Ukrainën për pasoja.

Separatistët prorusë kanë pushtuar ndërtesa qeveritare në shumë qytete lindorë, duke sfiduar autoritetin qëndror.

Sipas agjencisë Interfax, Shoigu tha: “Nëse kjo makineri ushtarake nuk ndalet, do të sjellë më shumë të vdekur dhe të plagosur. Jemi të detyruar të reagojmë ndaj një zhvillimi të tillë të ngjarjeve”. Stërvitjet do të zhvillohen në distriktet ushtarakë jugorë dhe perëndimorë të Rusisë. Shoigu shtoi se “forcat ajrore do të kryejnë fluturime për t’u stërvitur në manovra përgjatë kufijve shtetërorë”. Moska ka vendosur dhjetëra mijëra trupa në anën e saj të kufirit.

Dy banorë vendas i thanë agjencisë Reuters se kishin parë helikopterë të fluturonin në formacione luftimi përgjatë kufirit. Një tjetër dëshmitar tha se kishte parë 10 helikopterë në formacion, që fluturonin në drejtim të qytetit lindor të Kharkivit.

 

Leave a Reply

Back to top button