Shkence

Sa mund t’i rezistojmë të nxehtit, urisë, zhurmës? Ja limitet e trupit tonë

Sa mund të rezistojmë pa ngrënë, apo në majë të një mali, apo në mesin e një shkretëtire? Sa mund të rezistojmë në të ftohtë, mes zhurmës, në lartësi, pa oksigjen, pa gjumë, etj?

1

SA MUND TE REZISTOJME PA NGRENE? Pa ushqim, por duke pirë rregullisht ujë, mund të rezistohet nga një deri në dy muaj. E gjitha varet shumë edhe nga aktiviteti fizik që kryhet. Shumë asketë, për shembull, rezistojnë më gjatë pasi qëndrojnë pa lëvizur për ditë të tëra.

2

SA MUND T’I REZISTOJME TE FTOHTIT? Temperatura optimale e trupit është diçka më pak se 37 gradë celcius. Nën 35 gradë, trupi nis të vuajë hipoterminë, një gjendje që bëhet vdekjeprurëse kur organizmi ynë prek 24 gradët. Kjo vlerë temperature mund të arrihet nëse, për shembull, biem në det dhe temperatura e ujit është nën 10 gradë.

3

SA MUND T’I REZISTOJME ZHURMES? Vlera që konsiderohet kritike për të mos dëmtuar dëgjimin është 90 decibel, ajo e dhimbjes diku rreth 120 decibel. Tinguj në vlera 185-200 decibel mund edhe ta vrasin njeriun. Në këtë intensitet zhurme i afrohemi shumë një avioni në ngjitje.

4

SA MUND TE REZISTOJME PA SHKUAR NE BANJE? Varet nga ushqimi, fibrat e marra me ushqimin, stili i jetës, aktiviteti fizik. Sipas ekspertëve, një aktivitet është i rregullt kur vërtitet tek 3-4 herë në javë. Në raste ekstreme, si për astronautët që kanë një dietë pa fibra, mund të shkohet edhe një herë në muaj.

5

SA MUND T’I REZISTOJME TE NXEHTIT? Nëse temperatura e trupit i kalon 42 gradë celcius, organizmi ynë rrezikon hiperterminë (gjendje ethesh dhe dëme në sistemin nervor). Ndodh kur temperatura e mjedisit arrin 60 gradë, dhe lagështia është shumë e lartë, gjë që nuk lejon të nxjerrim përmes djersës nxehtësinë e tepërt.

6

SA MUND T’I REZISTOJME LARTESISE? Që në lartësitë rreth 4500 metra, trupi i njeriut është në rrezik, sepse oksigjeni nis të jetë i pamjaftueshëm. Duke u ngjitur edhe më shumë mbërrihet në atë që quhet Zona e Vdekjes (afro 8000 metra), ku vetëm fizikë të stërvitur, dhe shpesh të pajisur me bombula, mund të mbijetojnë për periudha të shkurtëra.

7

SA MUND TE REZISTOJME PA OKSIGJEN? Mungesa e oksigjenit shkakton vdekjen në 3-4 minuta. Qelizat e para që vdesin janë ato të trurit. Në disa raste, si për shembull në rastet e hipotermisë, trupi e ul shumë metabolizmin dhe mund të rezistojë edhe pak minuta më shumë.

8

SA MUND T’I REZISTOJME SHPEJTESISE? Njeriu arrin të durojë një nxitim pozitiv prej 5 G (domethënë pesë herë më shumë se sa nxitimi i gravitetit) pa pësuar dëme, por vetëm për pak sekonda. Me rritjen e g dhe të kohës, gjaku zbret drejt këmbëve dhe truri mbetet pa gjak dhe pa oksigjen.

9

SA MUND TE REZISTOJME PA GJUME? Sipas studiuesve, mungesa e gjumit kompromenton mirëqenien tonë, si dhe dëmton punën dhe marrëdhëniet ndërpersonale e mbi të gjitha funksionimin e trurit. Nëse është e zgjatur, shkakton dëme të forta psikike dhe pas dhjetë ditësh, mund të shkaktojë vdekjen.

10

SA MUND TE REZISTOJME PA UJE? Mungesa e ujit shkakton dehidratim, një gjendje që rezulton fatale për organizmin pas afro 10 ditësh. Pa ujë, gjaku bëhet më i dendur dhe kompromentohen kështu aktiviteti kardiak, ai i veshkave si dhe shumë organeve themelorë për jetën. /Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button