Udhetim & Turizem

San Sebastian, qendra baske që nuk duhet lënë pa shijuar

Më i famshmi i qyteteve baske ka merituar këtë vit titullin e Kryeqytetit Europian të Kulturës. Dhe feston me një kalendar që nxjerr në pah pikat e forta: gastronominë, kinemanë, artin dhe arkitekturën

Screen Shot 2016-08-12 at 14.55.35

Restoranti është i zhytur në një muzg të përhershëm, muret e zinj thithin dritën e emetuar nga llambat, dhe një gumëzhimë në njëqind gjuhë të ndryshme, mbush çdo orë të ditës. Një gur i hedhur nga bazilika baroke e Santa María del Coro-s, feston ritin postmodern të pintxos-ëve. Në bankon bëjnë paradë kompozime të vockla, të frymëzuara nga kuzhina molekulare: një sallatë me patë, fruta pylli dhe bukë e thekur, një gotë lëng domate dhe midhjet, kërcasin prej shkumës së salcës dhe zhiglave. Shije të çmuara të kuzhinës Baske, nën interpretimin e Fuego Negro, një nga baret gastronomike më inovative të San Sebastiánit.

Kulturë kudo, duke filluar nga ushqimi

Screen Shot 2016-08-12 at 14.56.53Ka gjithmonë shumë mënyra leximi të një qyteti, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Donostia-San Sebastiánin, qendra më lindore e Vendeve Baske, në afërsi të kufirit me Francën. Kinemaja, arkitektura, peizazhi, arti: këto janë portat hyrëse në qytezën në bregun e Detit Cantabrian, që për vitin 2016 është Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Por gjithçka, duke gjykuar nga atmosfera që ndihet në rrugët e ngushta të Alde Zaharra, alias Parte Vieja, Qyteti i Vjetër, fillon nga ushqimi. Flamuri gastronomik i San Sebastián janë pikërisht pintxos, një pikë takimi mes kuzhinës popullore, degustimit dhe copave të prera (në pjesën tjetër të Spanjës quhen tapas), dhe Nueva Cocina Vasca, që ka si kryemësues, dy shefa kuzhine të famshëm në botë: Pedro Subijana, i restorantit Akelarre dhe Juan Mari Arzak i restorantit Arzak.

Screen Shot 2016-08-12 at 14.56.58Të dy të lindur në San Sebastian, secili me nga tre yje Michelin. “Bashkëpunimi mes kuzhinierëve ka karakterizuar kuzhinën e re Baske”, thotë Subijana “hapëm dyert dhe ndamë bujarisht idetë”. Ka ndodhur jo vetëm në restorantet me yje, por edhe në bare, si Txepetxa, Zeruko, Ganbara. Këtu do të shijoni pintxos tradicionale (duke përfshirë Gilda, shkopinj me açuge, ullinj dhe speca) dhe kompozime nga më të çuditshmet dhe kreativet. E jashtëzakonshme në çdo stinë lëvizja e klientëve, që zhvendosen nga një lokal në tjetrin, në qytetin e vjetër, për turet e pintxos shoqëruar nga mushti ose txacoli (verë e gazuar e thatë).

Një laborator arkitekturash të reja

Ushqimi është gjithashtu qëndror në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (në shtator do të jetë edicioni i 64), i cili i ka dedikuar seksionin e Kinemasë së Kuzhinës: filmat me temë gastronominëkanë menunë e përgatitur prej shefave më të mirë, që shërbehen në Qendrën moderne Baske të Kulinarisë. Ndërtesa, ku ndodhet edhe një fakultet si dhe një qendër kërkimore ushqimore, projektuar nga studio baske Vaumm, është vetëm ajo më e fundit, e arkitekturës bashkëkohore të San Sebastianit. Vetë selia e Festivalit, Kursaal, krijuar nga Rafael Moneo, në grykëderdhjen e lumit Urumea, është që nga viti 1999 një nga më “ikonat” e arkitekturës së re spanjolle; vëllimet e saj transparente gjatë ditës pasqyrojnë qiellin dhe detin, ndërsa natën ndriçojnë me njëqind ngjyra.

Screen Shot 2016-08-12 at 14.57.04San Sebastián është një laborator urban që nga viti 1813, kur gjatë luftës kundër francezëve u shkatërrua nga zjarri. Sot, ndërtesat Art Nouveau, që shënuan epokën e festave të vërteta, janë plotësuar nga arkitektura bashkëkohore: si për shembull krahu i ri i Muzeut San Telmo, i projektuar nga Nieto Sobejano, një shtresë e jashtme e shpuar, që ndërfutet gjeometrikisht në mes të shkëmbinjve të malit Urgull. Ose si pasqyrat e Museoa Zientzia (muzeu shkencor) në parkun e Miramónit. Edhe Tabakalera vjetër, fabrika e duhanit aktive deri në vitin 2003, iu rikthye qytetit në formën e një qendre shumëfunksionale për artin dhe kulturën, me përfshirjen, në mes të ndërtesës të madhe, të një prizmi qelqi që është një pikë referimi e re e qytetit; deri në shtator 2016, projekti Mañana Goodbye ilustron procesin krijues që çoi në këtë transformim.

Skulptura mbi det dhe kultura si bashkëekzistencë

Screen Shot 2016-08-12 at 14.57.08Por arti në San Sebastian, ka mbi të gjitha një emër: atë të Eduardo Chillida (1924-2002). Skulptori, që kishte shtëpi në malin Igueldo, ndonëse i famshëm në botë, nuk u largua pothuaj asnjëherë nga qyteti i tij, të cilit i la trashëgimi të rëndësishme: Chillida-Leku, parku-muze ku statujat në korten (çelik, i cili me kalimin e kohës vishet me një shtresë të kuqe mbrojtëse), “maturohen” nën duart e vizitorëve; dhe Peine del Viento, vepër e Land Art e ankoruar nën kepin e Igueldos, përmes të cilës era, sipas fjalëve të Chillidas, mbërrin në qytet “e zbutur” tashmë. Në krahun e kundërt të malit Urgull ngrihet skulptura e një tjetër artisti të madh bask, Jorge Oteiza, koleg-rival i Chillidas (u pajtuan vetëm në fund të jetës); konstruksioni i tij është një derë e hapur drejt detit dhe horizontit. Mes dy veprave shtrihet gjiri i Conchas, një prej pamjeve më të bukura të Gadishullit Iberik, me plazhet e veta, ishullin e Santa Claras, peisazhet plot jetë, dallgët që pushtohen prej sërfistëve.

Në 2016 janë të shumtë vizitorët nga çdo lloj kombësie, që shohin këtë peisazh. “Për ne, fjala kulturë nënkupton mbi të gjitha bashkëekzistencë”, thotë kryebashkiaku Eneko Goia. “Kultura është një levë e fuqishme: u lejon individëve, të cilitdo brez, që të ndihen pjesë e një komuniteti. Programi i San Sebastian 2016 përqëndrohet në kulturën si intrument të bashkëekzistencës mes njerëzve të ndryshëm. Duam që San Sebastiani të bëhet një model qytetërimi për të gjithë Europën”. /Në shqip nga bota.al

Screen Shot 2016-08-12 at 14.57.15 Screen Shot 2016-08-12 at 14.57.30 Screen Shot 2016-08-12 at 14.57.20

Leave a Reply

Back to top button