Kulture

Sekretet e veprave të famshme të artit: Portreti i humbur i një gruaje, i Edgar Degasit

Screen Shot 2016-08-20 at 22.51.58Midis viteve 1876 dhe 1880, Edgar Degasi punoi me një pikturë të njohur thjesht si “Portret i një gruaje”. Titulli është i përshtatshëm, sepse në të vërtetë nuk është gjë tjetër, vetëm se një grua e veshur me të zeza, por nën të, një tjetër portret shfaqet. Që në fillim të vitit 1922, u vunë re njolla dhe detaje të tjera të çuditshme, por asgjë nuk u investigua më tej. Duke përdorur teknologjinë moderne me rreze X, më në fund mund të shohim atë që Degasi kishte pikturuar më parë. Në vitin 2016, pas një shqyrtimi 33-orësh, u përcaktua që Degasi kishte pikturuar një grua krejt tjetër, ka shumë të ngjarë modelen e tij të hershme, që i shërbente dhe si muzë, Emma Dobigny. Një portret i ngjashëm me atë që ndodhet nën  “Portretin e një gruaje” ekziston vërtetë, por është në një koleksion privat dhe është treguar shumë rrallë. Kjo pikturë ka gjasa të jetë një draft i hershëm, mbi të cilin Degasi piktori më vonë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button