Psikologji

Sekretet më të rëndësishme, për një jetë ideale

Një jetë perfekte është të kesh një kokë, një zemër dhe një dorë, të cilat punojnë për njëra-tjetrën. Pa njërin komponent, ne fillojmë të humbasim diçka. Koka është qartësia e vizionit, ajo që na qartëson idetë se çfarë kërkojmë të arrijmë në jetë, sepse vetëm duke e ditur se çfarë kërkojmë, mund të ndërmarrim vendimet e duhura për ta arritur atë gjë. Është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë kohë vetes për ta njohur veten tonë dhe për të kuptuar se çfarë kërkojmë të arrijmë në jetën tonë.

Zemra është komponenti i dytë që na ndihmon të kuptojmë më mirë, se çfarë kërkon intuita jonë, por dhe se çfarë zemra jonë e pëlqen ta bëjë. Ne mund ta kemi shumë të qartë se çfarë duam të arrijmë, ta kemi plotësisht të hapur vizionin tonë, por nëse zemra jonë nuk është në gjendje të përshtatet me atë zgjedhje, është e kohë, pasi nuk kemi për të arritur gjatë në atë drejtim. Ne mund të mundohemi, por sërish gjërat nuk do të funksionojnë, pasi gjërat nuk varen vetëm nga ajo çfarë dëshirojmë të arrijmë me mendje, por dhe nga pasionet që zemra jonë na i prezanton përgjatë jetës.

Komponenti i tretë është dora, e cila na ndihmon ta vëmë në praktikë atë që duam dhe atë që pëlqejmë me zemër. Pasioni është për ne, ndërsa objektivi i jetës sonë shpesh i adresohet të tjerëve. Unë përherë kam qenë i mendimit se ne thjesht kemi pasionin brenda vetes, ndërsa ajo që ne arrijmë, në një mënyrë apo në një tjetër, u shërben të tjerëve dhe vetëm duke u shërbyer të tjerëve, misioni i jetës sonë mund të konsiderohet i kompletuar. Dora na shërben për të vënë në praktikë atë që e duam me mendje dhe me zemër.

Këto janë tri komponentët më të rëndësishëm të jetës dhe pa këto, ne nuk mund të jetojmë dot një jetë ideale apo perfekte. Nëse ne nuk i kemi të qarta idetë se çfarë duam të arrijmë në jetë, s’do të dimë se nga do ta nisim rrugëtimin e jetës sonë. Nëse i kemi të qarta idetë, por zemra jonë nuk e pëlqen diçka, është e kotë të përpiqemi pasi në fund do të humbasim më shumë, nga sa mund të kemi fituar. Nëse sërish e mendojme dhe e duam diçka, por nuk përpiqemi për ta arritur atë gjë, sërish mundimi ynë do të jetë i kotë, pasi ato që mendojmë apo duam do të jenë thjesht mendime, asgjë më tepër.

Leave a Reply

Back to top button