Your Life

Sekreti për të jetuar gjatë? Këshillat e një studiuesi të jetëgjatësisë, që jetoi 105 vite

Deri disa muaj para vdekjes së tij në moshën 105-vjeçare, Dr. Shigeaki Hinohara punonte 18 orë në ditë dhe vazhdonte të vizitonte pacientët. Në atë veprimtari, në atë kontribut të përditshëm për mirëqenien e tjetrit, duke u zgjuar çdo ditë me një objektiv për të arritur, Hinohara ka identifikuar një nga sekretet kyçe që e bënë atë të mbetej i shëndetshëm për aq gjatë.

Mjeku, president emeritus i Universitetit Ndërkombëtar të Shën Lukës dhe president nderi i Spitalit Ndërkombëtar të Shën Lukës, me studimet e tij, ka ndihmuar për të bërë Japoninë një udhëheqës botëror për jetëgjatësinë. Në një intervistë para vdekjes për Japan Times, ai ka zbuluar disa këshilla për një jetë të qëndrueshme.

Njëra prej tyre nuk mund të jetë aajo që i pëlqente më shumë: jetojnë më gjatë ata që dalin në pension pas moshës 65 vjeç. Në intervistë, Hinohara shpjegonte se kur mosha e daljes në pension në Japoni ishte vendosur në 65 vjeç, jeta mesatare ishte 68 vjet. Tani, njerëzit jetojnë shumë më gjatë dhe kjo është arsyeja pse duhet të tërhiqen nga puna shumë më vonë.

Puna dhe stimujt e përditshëm që dalin prej saj kontribuojnë në shtytjen vendimtare për të vazhduar të jenë aktivë. Për këtë arsye, deri në fund, ai nuk donte ta braktiste punën, dhe para se të ikte nga kjo botë, në librin e tij të takimeve, ai kishte shënuar të tjerë për pesë vitet e ardhshme.

“Ai ishte i bindur se aspekti themelor i jetës është që të japësh një kontribut, të ndihmosh njerëzit, të zgjohesh herët në mëngjes dhe të bësh diçka të mrekullueshme për të tjerët”, tha kujdestari i tij për BBC. “Ishte kjo që e mbajti gjallë. Ai kishte një objektiv për sot, nesër dhe për 5 vitet e ardhshme”.

Jo vetëm puna është përmendur ndër sekretet që kanë mundësuar Hinoharan për t’u bërë një mentor i jetëgjatësisë. Janë edhe këto sugjerime të tjera, të përcjella nga The Independent:

Të shqetësohesh më pak për të ngrënë mirë apo fjetur mirë dhe të argëtohesh më shumë

“Të gjithë e mbajmë mend se si kur ishim fëmijë, kur argëtoheshim, shpesh harronim të hanim dhe flinim. Duhet të mbajmë këtë qëndrim edhe si të rritur. Është më mirë të mos lodhni trupin tuaj duke i caktuar vetes shumë rregulla, të tilla si orë drekë dhe orë për të shkuar për të fjetur”.

Mos e ndiqni verbërisht atë që thotë doktori

“Kur një mjek ju rekomandon të kryeni një test ose operacion, pyeteni nëse do t’ia sugjeronte të njëjtën gjë bashkëshortes ose fëmijëve të tij. Në kundërshtim me besimin popullor, mjekët nuk mund të kurojnë çdo gjë, kështu që pse t’i nënshtroheni dhimbjeve të kota, të lidhura me një ndërhyrje?”

Për të pushtuar dhimbjen, argëtohuni

“Dhimbja është misterioze dhe argëtimi është mënyra më e mirë për të harruar. Në qoftë se një fëmijë ka një dhimbje dhëmbi dhe të fillon të luajë, e harron pjesërisht dhimbjen e tij”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button