Motivuese

“Sepse ai që e ka xhepin “të ngrohur” me kartmonedha, nuk e mendon kurrë atë që ka disa ditë pa ngrënë”. Lexoje dhe reflekto…

Në ditët e sotme kemi shtëpi të mëdha, por familje të vogla. Të gjithë synojmë të kemi sa më shumë dhoma, ambiente për të ndenjur, por kemi familje të vogla, sepse sa më shumë fëmijë do të thotë më shumë shpenzime dhe më tepër kohë për t’u shpenzuar me ta. Nuk jemi dakord me këtë gjë, ndaj dhe shtëpitë tona të mëdha duken kaq bosh e të ftohta…

Në ditët e sotme arrijmë të sigurojmë shumë diploma e tituj. Kjo është gjë shumë e mirë, pasi të kesh një kulturë të pasur e të plotësuar nuk mund të të sjellë kurrë dëm, mirëpo ajo që po bëjmë gabim është se po mësojmë shumë gjëra pa e kuptuar asgjë ashtu siç duhet. Është më mirë të mësosh diçka e ta kuptosh mirë atë gjë se si funksionon, se sa të mësosh shumë gjëra e në fund të mos mbash mend asgjë…

Në ditët e sotme në kemi një mjekësi tepër të zhvilluar, por kemi shumë raste me shëndet jo të mirë. Dikush mund të thotë se kjo gjë vjen prej vendimeve të vetë njerëzve, të cilët jetojnë një jetë jo të shëndetshme, por kjo mjekësi që është kaq e zhvilluar, vepron vetëm kur individi sëmuret. Janë tepër të rralla rastet, për të mos thënë që nuk ndodh asnjëherë, kur mjekët vetë të dalin për ndërgjegjësime e për depistime të thjeshta në komunitet.

Në ditët e sotme kemi më tepër të ardhura, por më pak paqe brenda vetes sonë. Edhe pse dikush mund të thotë se varfëria është thelluar, sërish të ardhurat nëse një individ punon, janë më të larta se sa ato të disa viteve më parë. Mirëpo ato që kanë sjellë të ardhurat më të larta, janë shtimet e synimeve. Po kërkojmë përherë e më tepër gjëra materiale, duke i lënë ndjenjat mënjanë, duke i konsideruar ato të parëndësishme.

Në ditët e sotme po arrijmë të sigurojmë mjaft miq në rrjetet sociale, por asnjë mik të vërtetë në realitet. Po e kalojmë kohën të ngulitur përpara ekranit të një celulari, duke harruar se jeta e vërtetë është ajo realja, në natyrë, mes miqsh dhe të afërmish. Po harrojmë se interneti po na konsumon dita ditës, por sërish vazhdojmë dhe e përdorim atë, përditë e më tepër…

Në ditët e sotme kemi një popullatë totale në një numër realisht të lartë (po i afrohemi 8 miliardëve), por po mungon humanizmi. Njerëzit janë bërë të fiksuar pas gjërave të shtrenjta, pas gjërave materiale, duke e lënë mënjanë humanizmin. Sot të shohësh dikë në nevojë, është njësoj si të shohësh dikë jo në nevojë. Njerëzit që kanë lekë, nuk i hedhin kurrë sytë dhe as që mendojnë për dikë që ka vërtet nevojë për ndihmën e tyre, sepse ai që e ka xhepin të ngrohur me kartmonedha, nuk e mendon kurrë atë që ka disa ditë pa ngrënë…

Leave a Reply

Back to top button