Sport

Seria A nën akuzë. Europa mbetet larg

Pierfrancesco Archetti

bayerni

Edhe pse e priste Papa dje në orën 9.30, Karl-Heinz Rumenige nuk ngrihej nga tryeza presidenciale një natë më herët në hotelin e zgjedhur nga Bajerni për të qëndruar pas ndeshjes. “Mendoj se futbolli italian vuan ritmin e të mëdhenjve të Europës”, ishte diagnoza e tij, një orë pas fjalës zyrtare për të falënderuar skuadrën përpara sponsorëve dhe tifozëve VIP. Indikacioni i ish-interistit, që përpara ndeshjes nuk është se nuk druhej, kur deklaronte se “konkurrenti më i fortë i grupit është ekipi pothuajse më i fortë i Serisë A”, është i qartë: italianë, nëse nuk vraponi, do të bëni shumë pak rrugë. Nuk është konsiderata e zakonshme politike, por një mendim i një njeriu të fushës. Shumë të copëtuara ndeshjet tona, me shumë protesta, simulime, faulle që gjetkë as nuk i marrin në konsideratë dhe që ndalin në mënyrë të shpeshtë cdo përplasje. Edhe mungesë përgatitjeje, sic thoshte këtë verë Immobile, në takimin e tij të parë me Dortmundin: “Stërvitja është ndryshe: shumë punë teknike dhe fizike në të njëjtin ushtrim. Janë azhornuar taktikisht dhe vrapohet më shumë”. Tamam, vrapohet më shumë, sic ka thënë edhe Rumenige.
I pamundur për t’u ndalur
“Në fundin e pjesës së parë pothuajse nuk e dija cfarë të mendoja, por gjithësesi një RObben të tillë nuk do të mund ta ndalte as ndokush me të dhëna të jashtëzakonshme”, ka pranuar më pas drejtuesi. Dhe kjo është një pikë në favor të Romës, që jashtë njihet si skuadër me lojë dhe mentalitet europian, mbi të gjitha pas mbrëmjes së Manchesterit me Cityn. Kurajë pra, Seria A, por gjithësesi mos harro sentencën e parë. Në fjalën zyrtare, Rumenige ka folur për mbrëmje “pothuajse historike”, një ndeshje që do të kujtohet edhe pas dhjetë vitesh. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që e dëshmojnë edhe dy statistika: humbja më e keqe në shtëpinë e saj e një skuadre italiane në Europë, fitorja më e thellë jashtë e Bajernit në kupën më prestigjoze.
Dallimi i vërtetë
Bundesliga është më lartë se Seria A, duke parë rezultatet në nivel ndërkombëtar të klubeve dhe kombëtareve, por një hendek prej gjashtë golash mes liderëve gjermanë dhe skuadrës së dytë në Itali është i ekzagjeruar, është i jashtëzakonshëm. Që nga fitrja 2-0 e Bajernit në vitin 2013 përballë Juves së Kontes, ishte dhënë një sinjal. Në një ndeshje si ajo e pardjeshmja u përzien një lojë fantastike – Bajerni i bën shpesh – dhe probleme taktikë, mendorë dhe përgatitjeje kolektive të garës. Nëse gjykohet për një ndeshje të vetme, nuk do të kishte shpëtim për gjermanët përballë Ligës spanjolle, duke parë që Reali i Madridit i mundi në gjysmëfinale 4 me 0. Por skuadrat kanë kurba lojërash brilante që shpesh herë nuk përkojnë me ndeshjet më të rëndësishme. Ndeshja më e mirë e Bajernit të Guardiolës, deri të martën, ishte fitorja 3-1 në Manchester kundër Cityt. E njëjta periudhë si tani. Nëse Bajerni është në maksimum dhe skuadra e dytë më e mirë e Italisë gabon gjithcka, mund të vijë një tronditje si ajo e Olimpicos. Por edhe përjashtimi nuk duhet të bëhet alibi: ne italianët jemi prapa, ndonëse jo gjashtë kilometra larg. Por do të mbetemi gjithnjë e më prapa, nëse ecim kaq ngadalë. /Gazzetta dello Sport/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button