Horizonti.al

SHBA, fëmija 2-vjeçar i mbijeton temperaturave polare

Screen Shot 2015-09-06 at 21.54.17

Seria/Ngjarje të çuditshme, por të vërteta

Dimri i viteve 1984-85 shkaktoi valë të mëdha të një ftohti të paharrueshëm në Shtetet e Bashkuara, nga Miçigani në Teksas, dhe pati ndërkohë një nga rastet më të jashtëzakonshme të mbijetesës, të regjistruar ndonjëherë nga mjekësia moderne.

Në mëngjesin e 19 janarit 1985, në Milluoki në shtetin e Uiskonsin, temperatura ra në nivelin polar 60 gradë nën zero. Ndërsa prindërit ishin në gjumë, vogëlushi Majkëll Troshe, vetëm 2-vjeç, u largua nga shtëpia i veshur me pizhamet e tij të lehta, duke filluar të shëtisë në dëborë. Pas një kërkimi të furishëm, babai e gjeti disa orë më vonë tërësisht të ngrirë.

Fëmija kishte ndaluar frymëmarrjen, kristale akulli ishin formuan në lëkurën e tij, ndërsa gjymtyrët e tij dukeshin të ashpër si shkopinj. I dërguar me urgjencë në spitalin pediatrik të qytetit, Majkëlli u vu nën kujdesin e një ekipi prej 20 infermierësh dhe 18 mjekësh, duke përfshirë Doktor Kevin Kellin, një specialist mbi hipoterminë.

Kur Majkëlli mbërriti në spital, Doktor Kelli e diagnostikoi si “të vdekur, përfundimisht të vdekur”. Mjekët mund të ndjenin teksa trupi i ngrirë kërciste, teksa e ngritën për ta ulur në sallën e operacionit. Temperatura e brendshme e Majkëllit kishte rënë në 16 gradë Celsius, një normë nga e cila askush nuk ka mundur do të mbijetojë.

Ekipi i mjekëve iu përvesh punës pa humbur kohë, duke e lidhur trupin e fëmijës në një makinë zemër-mushkëri për t’i ringrohur gjakun, injektuan ilaçe që e pengonin trurin të bymehet, duke e shkrirë trupin, si dhe duke operuar nëpërmjet artieve, sepse indet ishin mbushur me ujë, ndërsa qelizat e shkrira kërcënonin të dilnin jashtë.

Për tre ditë me rradhë, fëmija ishte në një gjendje gjysmë-vetëdije, pezull mes jetës dhe vdekjes. Pastaj, mrekullisht, ai u normalizua thuajse po aq shpejt sa edhe kishte ngrirë. Nga kjo ngjarje, ai pësoi dëmtime të lehta në muskujt e një dore dhe duhej t’i nënshtrohej trapianteve të lëkurës, për të pastruar pjsët e gjata që ishin krijuar në krahë dhe këmbë. Por përveç këtyre dëmeve të vogla anësore, doli mrrekullisht i padëmtuar nga kjo përvojë e tmerrshme.

Dhe, sipas buletinit më të fundit mjekësor, Majkëll Troshe nuk u diagnostikua me asnjë dëm në sistemin nervor, çka mund ta çonte drejt një kome vegjetative. Është e çuditshme të thuhet, por mjekët deklaruan se ndoshta vogëlushi mbijetoi për shkak se ishte aq i ri dhe i vogël, dhe se kishte ngrirë në çast nga era e akullt.

Truri e tij i vogël dhe metabolizmi i reduktuar, nuk kishin shumë nevojë për më tepër oksigjen për të funksionuar. Nëse Majkëlli do të kishte kishte qenë pak më i madh në moshë dhe trup, do të klasifikohej me siguri në kategorinë e vdekjeve, për shkak të të ftohtit dimëror./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button