Zodiak

Ja shenjat e HOROSKOPIT që përpiqen të kontrollojnë jetën e të tjerëve

Shenjat e zodiakut, ja cilat janë ato më dominuese, që përpiqen në çdo mënyrë të kontrollojnë jetën e njerëzve të tjerë

Njerëzit që përpiqen të kontrollojnë jetën tonë, janë gjithmonë në gatishmëri. Ata nuk janë vetëm udhëheqësit tanë, por edhe miqtë, njerëzit që jetojnë përkrah nesh ose anëtarë të familjes. Ata vështirë se priren të kthehen mbrapa dhe në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër, gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të provuar të pushtojnë privatësinë tuaj dhe t’ju bindin të bëni atë që dëshirojnë.

DEMI (20 Prill – 20 maj)

Ata që kanë lindur nën shenjën e Demit janë tradicionalisht kokëfortë dhe nëse besojnë në diçka, ata do të luftojnë për ta marrë atë. Edhe kur diçka ka të bëjë më shumë me jetën e të tjerëve, sesa me ta. Ata shpesh kanë tendencë të grinden, derisa personi tjetër të heqë dorë. Nuk është e pamundur që një Dem të injorojë dëshirat e të tjerëve. Edhe nëse motivohet nga qëllime të mira, ata shpesh dëshmojnë se janë dominues dhe mbizotërues.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit mund të jenë kokëfortë dhe mbizotërues. Nëse ata mendojnë se e dinë se çfarë është më e mira për ju, jo vetëm që do t’jua tregojnë, por do të përpiqen të imponojnë mënyrën e tyre të të menduarit. Mund të jenë intruzivë  kur rregullojnë diçka. Ata mund të mos jenë në gjendje t’i shohin gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër, sepse janë aq të bindur që e dinë se çfarë është më e mira për atë person. Mënyra e tyre e të ndjerit të pagabueshëm i bën të papëlqyeshëm herë pas here. Nuk është rastësi që ata shpesh largohen nga të tjerët, për shkak të mënyrës së tyre të të vepruarit dhe të menduarit.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepët kanë tendencë të duan të kontrollojnë jetën e të tjerëve për shkak të xhelozisë së tyre të lindur. Ata mund të jenë xhelozë si për partnerin ashtu edhe për një mik. Nëse kanë një lidhje, ata përpiqen të kuptojnë se çfarë po bëjnë partnerët e tyre, me kë shkëmbejnë mesazhe, me kë bisedojnë dhe me kë takohen. Ata janë ndër shenjat që mbi të gjitha praktikojnë sulmet në internet dhe spiunojnë partnerët e tyre. Nëse e shohin marrëdhënien e tyre të kërcënuar, ata gjithashtu mund të humbasin durimin dhe të bëhen obsesivë.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Kur një Bricjap bëhet dominues, zakonisht e bën këtë sepse nuk dëgjohet ose sepse këshillat e veta nuk merren parasysh. Në vend që të lënë personin të fundoset ose të notojë vetëm, ata do të përpiqen pa u lodhur, për ta bërë personin tjetër të kuptojë gjënë e duhur që duhet bërë. Mbi të gjitha, i tyri është një gjest që vjen nga një altruizëm i shëndetshëm, por shpesh mund të kalojë në paranojë. Shpesh, me qëndrimin e tyre, ata japin përshtypjen se nuk i besojnë një personi. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button