Thenie

“Shiko lart drejt qiellit. Nuk ke për të gjetur parë ylberë, nëse shikon poshtë”

Charlie Chaplin ka lënë pas disa nga thëniet më të bukura që ekzistojnë. Ju ftojmë t’i hidhni një sy disa prej thënieve të tij:

“Ke për të zbuluar se jeta ia vlen të jetohet, nëse thjesht buzëqesh”.

“Jeta mund të jetë e jashtëzakonshme, nëse nuk frikësohesh prej saj. Gjithçka që duhet, është thjesht guximi, imagjinata dhe pak para”.

“Shiko lart drejt qiellit. Nuk ke për të parë kurrë ylberë, nëse shikon poshtë”.

“Unë kam shumë probleme në jetë, por buzët e mia nuk i njohin ato. Ato buzëqeshin përherë”.

“Dhimbja ime mund të jetë arsyeja e të qeshurës për dikë, por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrsesi arsyeja e dhimbjes së dikujt”.

“Gjithmonë më pëlqen të eci në shi, në mënyrë që askush të mos më shohë duke qarë”.

“Ty të nevojitet pushteti, vetëm nëse do të bësh diçka të keqe, pasi në të kundërt dashuria është e mjaftueshme për të bërë gjithçka”.

“Që të qeshësh në të vërtetë, duhet të jesh në gjendje të marrësh nën kontroll dhimbjen tënde e të luash me të”.

“Ne mendojmë kaq shumë dhe ndiejmë kaq pak”.

“Karakteri i vërtetë i dikujt shfaqet në momentin që ai është i dehur”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button