Shkence

SHKENCA 2017 / Modifikimi gjenetik do të shpëtojë jetë të tjera

Në vitin 2016 layla Richards, një paciente e vogël angleze e prekur nga një formë e pakurueshme leucemie linfoblastike akute, u shërua falë një teknike modifikimi gjenetik që lejoi të bëheshin më efikasë dhe të padukshëm në sistemin e saj imunitar, linfocitet T të dhuruara nga një donator. Për të realizuar atë teknikë – një gërshërë molekulare e quajtur TALEN – ishin dashur vite të tërë, por sot falë progresit të CRISPR, rastet e shpresës si ky mund të rriten në mënyrë domethënëse. Në Kinë ka nisur tashmë një test mbi njeriun që parashikon caktivizimin e gjenit PD-1 (i cili nxjerr knock out qelizat imunitare) tek pacientët me kancer. Disa lloje tumori kanë mësuar që të shuajnë këtë gjen për të kaluar pa u vënë re. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button