Mistere

Shkencëtarët mund të kenë gjetur eshtrat e piratit të famshëm, “Black Sam”, Bellamy

Deri më tani mendohej se pirati Samuel, “Black Sam”, Bellamy ishte zhdukur gjatë një mbytjeje të anijes së tij imponuese Whydah, por historia e vërtetë e fatit të tij mund të zbulohet. Bellamy që mori nofkën nga përdorimi i flokëve të zinj të lidhur në vend të një parukeje të bardhë, konsiderohet pirati më i suksesshëm nga të gjitha kohët duke kapur më shumë se 53 anije dhe duke nxjerrë fitime prej 130 milionë dollarësh gjatë gjithë karrierës së vet. Whydah ishte një anije avangardë e ndërtuar në vitin 1715 në Angli, peshonte 300 tonë, 112 m e gjatë, kishte 18 topa, por në mesnatën e 26 prillit të 1717 pirati i famshëm dhe ekuipazhi i tij u goditën nga një stuhi e dhunshme. Anija e fuqishme u kthye përmbys, u mbyt dhe më shumë se 100 trupa u nxorën nga valët në breg ditët e mëvonshme. Sipas të dhënave anija kishte më shumë se 4 ton e gjysëm ar dhe argjend kur u mbyt në 1717. Pjesa më e madhe e ekuipazhit vdiq dhe thesari në bord u mbyt bashkë me anijen në oqean. Një grup shkencëtarësh beson se ka zbuluar kockat në mbetjet e anijes së mbytur. Anija u zbulua në 1984 në gadishullin e Cape Cod në Massachusetts, por tani janë marrë objekte dhe mbetje humane të ngurtësuara në një masë rëre dhe guri. “Whydah Pirate Museum” në Yarmouth, Massachusetts ngarkuan shkencëtarët për të krahasuar ADN e kockave me një mostër nga një prej pasardhësve të Bellamy-s. Në ditët në vazhdim pritet e vërteta. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button