Zodiak

Shmangini femrat e këtyre shenjave, nuk dinë të kontrollojnë emocionet!

Ka disa femra që ndryshe nga të tjerat mund të përbëjnë rrezik për ata që i rrethojnë dhe kjo nuk vlen vetëm për marrëdhënien në çift apo ato miqësore. Ndonjëherë ato e kanë të vështirë t’i kontrollojnë emocionet dhe veprimet. Nëse nuk doni ta vini veten në rrezik qëndrojuni larg ose shikojini me dyshim femrat e këtyre shenjave astrologjike.

Dashi
Edhe pse janë kokëforta dhe të pagdhendura, femrat e shenjës së dashit mund të bëjnë miq për vete. Gjithsesi atyre nuk ju duhet dhënë besa për asnjë moment. Mos iu tregoni sekrete sepse në një moment delikat ato mund të hakmerren me ju dhe mund t’i përdorin kundër sekretet që i keni thënë.

Gaforrja
Kur ndeshesh me një femër të kësaj shenje mendon se ka një zemër të madhe, por në fakt nuk janë aspak ashtu si duken. Nëse dikush iu acaron sadopak nervat ato mund të bëjnë gjëra të pabesueshme. Këto femra mund të urrejnë pafund dhe dinë si t’i përdorin pikat e dobëta të “armiqve.

Luani
Femrat e shenjës së luanit nuk i durojnë dot intrigat dhe mund të acarohen pafund me dikë që i gënjen. Për shkak të personalitetit të tyre të fortë, ato janë egocentrike dhe ju duket sikur gjithmonë kanë të drejtë. Urrejnë të nënshtrohen dhe bëjnë çdo gjë sipas mendjes së tyre, kështu që më mirë mos ju dalësh para.

Virgjëresha
Edhe pse janë të turpshme dhe të mbyllura në vetvete, virgjëreshat nuk janë më të mirat e zodiakut. Ato mendojnë shpesh se ajo që ato thonë është e drejta dhe kur dikush kërkon t’i drejtojë dalin nga vetvetja. Tregohuni të kujdesshëm me to.

Akrepi
Femrat e shenjës së akrepit mund të jenë mikesha shumë besnike deri në momentin kur dikush i acaron. Kur shndërrohen në armike, këto femra duhen pasur kujdes sepse rezultati mund të jetë tragjik. Ato janë impulsive dhe parapëlqejnë t’i zgjidhin gjërat me dhunë. Duke qenë edhe mjaft xheloze ato i ndërlikojnë marrëdhëniet me të tjerët.

Peshqit
Femrat e shenjës së peshqve janë të rrezikshme dhe duhet bërë kujdes edhe me sjelljen e tyre hipokrite. Ndonjëherë mund të duken të mira, por ato janë të afta të gënjejnë sy më sy. Një marrëdhënie me këto lloj femrash nuk mund të ecë gjatë dhe do sjellë më shumë trishtim sesa gëzim.

Living

Leave a Reply

Back to top button