Covid19

Shoku Kim: Ne e parandaluam Covid-19 sepse jemi socialistë

Lideri  i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbajti një fjalim në një paradë ushtarake në Pyongyang, ndërsa shënohet 75 vjetori i themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.
Kim falënderoi ushtrinë për ndihmën që i jep vendit në rindërtimin pas stuhive katastrofike që goditën vendin në verë dhe vlerësoi përpjekjet e bëra për të parandaluar një shpërthim të Covid-19.
Duke deklaruar se ishte mirënjohës që, siç e tha ai, asnjë koreano verior nuk ishte infektuar me koronavirusi, ai argumentoi se pandemia Covid-19 “nuk mund të parandalohej pa socializëm”.

Jong Un gjithashtu tha se ishte i sigurt se kriza do të kapërcehej dhe se “popujt e dy Koreve do të bashkojnë duart përsëri.”

Përvjetori i sotëm festohet në Korenë e Veriut me një seri koncertesh dhe festivalesh dhe monitorohet nga afër, pasi konsiderohet si një mundësi që Kim të përcjellë mesazhe si brenda ashtu edhe jashtë vendit të tij. / abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button