Sport

Shqiptari Thomas Strakosha, portieri i dytë për më shumë pritje në Itali

Thomas Strakosha është portieri më i ri i kombëtares Shqiptare, por ka treguar një talent të madh. Mosha e tij e vogël nuk e pengon që të tregoj atë që di të bëj më mirë, të mos lejoj që të pësoj gola. Këtë gjë ai po e bën më së miri në Seria A, ku renditet në krye të tabelës për më shumë pritje.

 

Që nga viti i kaluar Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij. 11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A. Tani ka një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare. Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje 47 të tilla, ndërsa Strakosha vetëm 46 në 5 kampionatet më të forta në Evropë.

Leave a Reply

Back to top button