Magazine

Shtatë “recetat” që na lanë trashëgim sovjetikët mbi drejtimin e një shteti të suksesshëm policor

Nga Mark Harrison

Bashkimi Sovjetik qe një nga shtetet policore më të qëndrueshme në botë – dhe është tanimë një nga më mirë-dokumentuarit. Nga terrori i përgjakshëm i Stalinit, tek sundimi më pak i dhunshëm por sërish tejet autoritar i Hrushovit dhe Brezhnjevit, shteti policor sovjetik pësoi shumë ndryshime. Nga kjo histori dalin 7 ‘receta’ thelbësore që kultivuan sundimtarët komunistë për të mbrojtur sundimin e tyre.

Screen Shot 2016-05-04 at 07.45.44

1. Armiku juaj është fshehur

Një diktatori është i urryer dhe kihet frikë nga ata që ai u ka shkaktuar shumë vuajtje. Sa më shumë i frikshëm që është, aq më shumë armiqtë e tij do ta fshehin armiqësinë e tyre. Për të qenë të sigurtë, këta të fundit do të përpiqen të shkrihen me mbështetësit e rregjimit. Kjo krijon atë që politologu Ronald Uintrob e quan dilema e diktatorit:sundimtari ka frikë nga armiqtë, por s’mund të dijë me lehtësi se kush janë ata.

Nga Lenini tek Andropovi, sundimtarët sovjetikë i panë armiqtë e fshehur si kërcënimin më të madh ndaj autoritetit të tyre. Stalini i quante ata “ujq me lëkurë deleje”:ai vuri në dukje se mbulesa e tyre më të mirë ishte t’i bashkoheshin partisë në pushtet. Një polici sekrete e fuqishme dhe me shumë agjentë të fshehtë, qe mënyra logjike për të menaxhuar kërcënime të tilla të fshehta.

2. Filloni me të dyshuarit e zakonshëm

Po në qoftë se armiqtë e fshehin kundërshtinë e tyre, atëherë si mund t’i gjurmojë policia sekrete? E pra, mund të filloni me gjërat që askush s‘mund t’i fshehë:historitë personale dhe familjare. Më pas policia sekrete mund të hartojë listën e grupeve më të mundshme për të qënë armiqësorë, dhe të përqëndrohet tek to.

Në Bashkimin Sovjetik të dyshuarit e zakonshëm gjendeshin në shumë kategori – fëmijët e klasave të vjetra të larta, të arsimuarit para revolucionit, ish-kritikët e rregjimit, besimtarët fetarë, të huajt dhe ata me të afërm jashtë vendit. Sigurisht, këto grupe përfshinin shumë përkrahës potencialë, por kur organizoi Terrorin e Madh në vitin 1937, Stalini nuk bëri asnjë dallim:Për shkak se nuk është e lehtë të njohësh armikun, qëllimi quhet i arritur edhe nëse vetëm 5 përqind e të vrarëve janë me të vërtetë armiq.

Gjatë Terror të Madh, Stalini urdhëroi vrasjen e qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm, për të qenë i sigurtë në eliminimin e një numri më të vogël kundërshtarësh. Provat nuk qenë të nevojshme:komplotistët me përvojë, nuk do të linin pas gjurmë dokumentesh në punën e tyre. Pas vdekjes së Stalinit, të dyshuarit e zakonshëm nuk u vranë apo u burgosën në masë, por ata mbetën nën mbikëqyrje. Dhe shteti policor e fillonte ende me të dyshuarit e zakonshëm.

3. Studioni të rinjtë

Më shqetësues se të dyshuarit e zakonshëm, janë të rinjtë në përgjithësi. Të shoqërueshëm, të ethshëm dhe të etur për risi, ata janë rebelë natyralë. Një grup të arrestuarish në trazirat që përfshinë qytetin lituanez të Kaunasit në vitin 1972, tregon se çfarë mund të pritet prej tyre:ata qenë gati të gjithë të rinj, stundentë në universitete apo të punësuar, kryesisht meshkuj, dhe shumë prej tyre anëtarë të rinj të partisë komuniste.

Në Bashkimin Sovjetik të pasluftës, prindërit merrnin ndonjëherë rrezikun e të mësuarit të fëmijëve të tyre, për të maskuar kundërshtimin moral apo identitetin kulturor në shkollë apo në vendin e punës. Megjithatë në momentet e krizës, maska mund të rrëshqiste, duke zbuluar kundërshtitë e fshehura. Për policin sekret sovjetik, studimi i të rinjve qe një prioritet kryesor.

4. Ndaloni shakatë mbi pushtetin

Çfarë janë kapitalizmi dhe komunizmi? “Kapitalizmi është shfrytëzimi i njeriut nga njeriu!” Po komunizmit? “E anasjellta”. Xhorxh Oruell pohoi se “çdo shaka është një revolucion i vogël”. Të treguara nën mbikëqyrjen e rreptë, shakatë subversive krijonin një komunitet jozyrtar. Nëpërmjet tyre ne mësojmë se nuk jemi vetëm. Kjo është arsyeja pse KGB-ja përgjonte njerëzit për shakatë që mund të tregonin – dhe kur i dëgjonin, kjo nuk qe diçka për të qeshur. Në kohën e Stalinit, shakaxhinjtë mund të burgoseshin për agjitacion anti-sovjetik. Më vonë, ata mund të paralajmëroheshin mbi pasojat, çka në pamje të parë tingëllon e padëmshme, por që ishte shumë pak efektive.

5. Rebelimi përhapet si një zjarr i tërbuar

Revolucioni vjen gjithmonë si një surprizë. “Nga një shkëndijë, do të shpërthejë një zjarr”, ishte motoja e gazetës së parë ilegale të marksistëve rusë “Shkëndija”. Frika nga shkëndijat është ajo që e mban policin sekret të zgjuar gjatë natës. Po pse rebelimi shpërthen kaq papritur? Nën një diktator, njerëzit e fshehin besnikërinë e tyre të vërtetë. Diktatori nuk është i vetmi në errësirë në

lidhje me atë që njerëzit mendojnë realisht. Vetë populli është në errësirë.
Sipas ekonomistit Timur Kuran, shumë njerëz betohen për besnikëri ndaj një sundimtar shtypës në mënyrë të pasinqertë, duke besuar se gjithë të tjerët duhet të jenë përkrahës të përkushtuar. Për këta njerëz, shkëndija e parë e rebelimit u çel sytë. Papritmas ata e kuptojnë se nuk janë vetëm. Kjo e elektrizon rezistencën. Dhe kjo është arsyeja pse historia e komunizmit është karakterizuar nga kryengritjet masive, si demonstratat e vitit 1972 në Kaunas, të cila kapën në befasi autoritetet. 6. Shuani çdo shkëndijë

Në kushtet e duhura, një shkëndijë mund të shndërrohet me shpejtësi të madhe në një zjarr, por kjo nuk ndodh në çast. Ajo kërkon kohë. Vigjilenca e vazhdueshme, dhe një reagim i shpejtë i jep kohë policisë sekrete të kontrollojë ‘zjarrin’. Askush nuk mund të thotë se kur apo ku do të ndizet shkëndija e ardhshme.

Por disa vende janë më të rrezikshme se të tjerat:për shembull, universitetet dhe fabrikat e teknologjisë së lartë, ku të rinjtë e arsimuar kanë prirje për t’u mbledhur. Pikërisht në këto vende KGB-ja kishte të përqendruar informatorët e saj. Policia sekrete vëzhgonte ndërkaq çdo lloj mbledhje të madhe zyrtare – dhe veçanërisht vendet e takimeve publike si Sheshi i Kuq në Moskë, ku asnjë demonstrim jozyrtar nuk zgjaste më shumë se 5 minuta para se të ndërpritej.

7. Rendi krijohet nga gjithëprania e autoriteteve

Herët ose vonë, polici sekret do t’ia varte punës dhe do të shpërthenin trazira. Pastaj prioriteti do të jetë rivendosja e rendit sa më shpejt të jetë e mundur dhe me çdo kusht. Rendi publik është jetik, sepse ai është burimi i fundit i një diktature të qëndrueshme. Për sundimtarin, mënyra se si duket shoqëria është më e rëndësishme se si është ajo në të vërtetë.

Agjitpropaganda sovjetike: populli dhe partia të bashkuar. Pse çdo sundues komunist e shpallte vazhdimisht këtë unitet dhe i kërkonte popullit të vepronte? Në mënyrë që kundërshtarët të ndjehen se ata janë të vetmit që ndejnë nevojën për t’u rebeluar. Është e rrezikshme të rebelohesh kur prisni të jeni vetëm. Ruajtja e tubimeve fasadë funksionoi për dekada të tëra. Ajo e bëri të paimagjinueshme rënien e regjimit komunist. Pastaj, kur regjimi dështoi, ai qe i detyruar ta bënte këtë papritur, duke kapur të gjithë në befasi. Sipas Aleksej Jurçakut, “çdo gjë ishte e perhershme, derisa nuk ishte më”.

Shënim: Mark Herrison është profesor i Ekonomisë në Universitetin e Uoruikut.
The Conversation – Ne shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button