Histori

Shumë interesante: Ky është “Kodi i Sjelljes” së një pirati

– Çdo njeriu do i jepet pjesa e plaçkës që i takon. Megjithatë, nëse vjedhin nga shoqëria do të braktisen. Nëse vjedhin nga një tjetër pirat, do u priten veshët dhe hunda, më pas do të lihen në një breg të shkretë ku do të hasin në vështirësi pa fund.

– Nuk ka baste dhe bixhoz në bordin e anijes, kjo përfshin lojërat me letra apo zarat për para.

– Të gjithë dritat duhet të fiken në orën 8 të mbrëmjes, nëse dikush dëshiron të vazhdojë të pijë pas kësaj ore, duhet ta bëjë jashtë në kuvertë dhe pa drita.

– Asnjë fëmijë apo grua nuk do të lejohet në bord. Nëse ndonjëri fut fshehtaz një grua në bord, do të dënohet me vdekje.

– Nuk ka luftime në bord. Sherret do të zgjidhen në breg. Burrat do të vendosen shpinë më shpinë, do të ecin disa hapa, do të kthehen dhe do të qëllojnë. Kush gjakos tjetrin i pari do të fitojë.

– Cilido që arratiset apo ruan një sekret do të braktiset me një shishe barut, një shishe ujë dhe një armë me një plumb të vetëm.

– Cilido që përpiqet të përdhunojë një grua do të vritet.

– I pari që do të pikasë një anije, do t’i jepet pistoleta më e mirë në bord.

– Secili do të ketë një votë të barabartë në të gjitha çështjet. Do të ketë gjithashtu një pjesë të barabartë të të gjitha furnizimeve. Nëse humbet një gjymtyr apo sakatohesh do të marrësh pjesë më të madhe nga bagëtia e përbashkët.

– Muzikantëve u lejohet e shtuna si pushim.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close