Zodiak

Si do të jetë e diela juaj? Horoskopi, 5 gusht 2018

Dashi

Dita e sotme ka për të qenë shumë më e mirë nga sa e kishit ëndërruar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë fantastike falë përkudjesit të Venusit dhe Marsit. Do jeni sensualë dhe shprehës. Për ju beqarët ka për të qenë një ditë akoma më e begatë. Mund të takoni persona të rinj dhe të bini kokë e këmbë në dashuri, por mundet edhe të ritakoni një person që e keni dashur dikur dhe ndjenjat të rikthehen fuqishëm. Në punë do jeni pesimistë në mëngjes, por me kalimin e orëve çdo gjë do ndryshojë. Buxhetin duhet ta keni paksa nën kujdes. Hiqni dorë nga shpenzimet e pamenduara.

Demi

Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja dhe në disa momente do ndiheni vërtet të trazuar. Ju që keni një lidhje do jeni më të urtë sesa duhet dhe mund ta lini pas dore atë që keni në krah pikërisht kur ai ka më shumë nevojë për të mësuar ndjenjat tuaja. Pasditja do ketë edhe debate. Për ju beqarët perspektivat janë të mira, por do ju duhet t’i shfrytëzoni. Sipas Dritare.ne, në punë do duhet të vendosni më shumë rregull në mënyrë që gjithçka t’iu ecë mirë. Po u treguat të pamatur mund të keni tronditje. Gjendja e financave nuk do jetë e mirë, kështu që po nuk kohët dorë nga shpenzimet do keni probleme serioze.

Binjakët

Me pak durim dhe këmbëngulje keni për të arritur çdo gjë sot. Jeta juaj në çift do ketë goxha ndryshime. Do ndërmerrni plot iniciativa vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më të forta. Ju beqarët do keni një ditë të mërzitshme dhe nuk do mund ta gjeni dot dashurinë tuaj të madhe. Shpesh do jeni pesimistë për të ardhmen. Në punë keni për të marrë një propozim mjaft interesant të cilin nuk duhet ta refuzoni menjëherë. Bëni një analizim e më pas vendosni. Buxheti do jetë delikat. Po kryet shpenzime të mëdha pa bërë llogari e pa menduar për të ardhmen shumë shpejt do përballeni me probleme serioze.

Gaforrja

Kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme, por as problematike. Ju të dashuruarit do jeni më të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste romantike me të. Në disa momente atmosfera do ngrohet aq shumë saqë do ju duket edhe vetë sikur jeni në ëndërr. Ju beqarët mirë është të mos tregohen impulsivë sepse mund të bëni gabime me pasoja të renda për të ardhmen. Në punë fati do jetë në anën tuaj dhe do arrini t’i përmbushni që të gjitha objektivat.  Financat duhen mbajtur gjithë kohës nën kontroll që të mos lindin probleme as më vonë.

Luani

Sado të mundoheni ta rregulloni gjendjen gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Për ju te dashuruarit do jetë ditë shumë e turbullt. Nuk do ndiheni aspak mirë në disa momente dhe do mërziteni me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe ka mundësi të hidhni hapa të pamenduara aspak. Në punë më mirë të prisni edhe disa ditë para se të ndërmerrni sfida apo të nisni angazhime të mëdha sepse sot nuk është momenti. Në planin financiar gjendja do jetë normale. Po vazhduat të reflektoni gjithmonë para se të shpenzoni nuk do keni asnjë problem.

Virgjëresha

Turbullira dhe stuhi të mëdha priten sot në jetën tuaj. Për ju që jeni në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e mërzitshme. Nuk do përjetoni asnjë emocion të ri dhe në shumë raste zemra do ju brengoset. Nëse jeni beqarë nga ana tjetër do jeni me shumë fat në dashuri dhe e ardhmja do ju ndryshoje brenda disa minutash. Në punë duhet të krijoni, të shpikni dhe të jeni më këmbëngulës kurdoherë. Ato që thjesht i keni menduar gjithë këto kohë duhet t’i vini në zbatim. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të kujdesshëm me shpenzimet do keni përfitime më vonë.

Peshorja

Përgatituni për një ditë të mbushur me emocione të fuqishme sot. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe gati për të bërë gjëra të jashtëzakonshme me atë që keni në krah. Surprizat nuk do mungojnë në shumë momente. Ju beqarët do jeni gjithashtu në humor të mirë dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Sipas Dritare.net, në punë do jeni përtacë në mëngjes por shumë shpejt do rimëkëmbeni dhe do doni të hidhni hapat e duhura për të arritur sa më lart. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk do jetë problem edhe po kryet disa shpenzime më tepër.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme do jeni më të logjikshëm. Dielli do ua ndriçojë mendimet dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhë asgjë e keqe, përkundrazi mund t’i sqaroni edhe disa pengje që keni pasur nga e shkuara. Ju beqarëve do ju paraqiten mundësi të jashtëzakonshme kështu që lëreni veten sa më të lirë dhe përfitoni nga çdo mundësi. Në punë do favorizohen projektet e reja dhe të mëdha. Do ju duhet thjesht të keni më shumë besim tek vetja dhe ta lini veten të mirë. Motivimi në fakt nuk do mungojë për asnjë moment. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe madje mund të duken edhe delikate. Shmangni me patjetër çdo investim.

Shigjetari

Dita e sotme nuk do jetë ashtu si ju e kishit menduar prandaj duhet të përgatiteni edhe më momente të mërzitshme. Çështjet e zemrës nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi jetës tuaj në çift. Mos e lini vetëm partnerin dhe për çdo dyshim apo paqartësi flisni hapur me të. Ju beqarët do jeni më shumë joshës nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë kështu që të gjithë do mahniten pas jush. Në punë do ndiheni gjatë gjithë kohën nën presion dhe nuk do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Ndikimi i yjeve nuk ka për të qene aspak i mirë tek financat.

Bricjapi

Sot nuk keni për të pasur aspak probleme dhe vështirësi. Çdo gjë do e merrni shtruar dhe do mendoni për të ardhmen. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e mbushur me momente interesante. Pranë të dashurit të zemrës do ndiheni gjithmonë mire dhe nuk do keni aspak ankesa. Ju beqarët do hallakateni me gjëra të kota dhe do humbisni mundësinë për ta kërkuar dashurinë. Marsi do jetë planeti dominues për sektorin profesional dhe ai do ju nxitë të jeni të logjikshëm e të hidhni hapat e duhura. Dielli do jetë shumë i favorshëm për financat. Ai do ju bëjë të logjikshëm dhe do ju ndihmojë t’ia dilni me pak të ardhura.

Ujori

Për disa sektorë dita e sotme ka për të qenë e mrekullueshme, por për disa të tjerë duhet bërë kujdes. Nëse keni një lidhje partneri juaj do tregohet më i dashur, më i përkujdesur dhe më shprehës me ju. Ai do ju gjendet pranë në çdo çast dhe do ju ofrojë ngrohtësinë aq shumë të dëshiruar. Ju beqarët do mendoni vetëm të argëtoheni dhe të dalin me miqtë duke mos e pasur mendjen për të kërkuar dashurinë e madhe. Në punë do jeni të paduruar dhe duke u nxituar do gaboni. Dijeni se vështirë të ketë kthim pas. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi dhe probleme të njëpasnjëshme.

Peshqit

Yjet do ju bëjnë më të kontrollueshëm dhe më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Më në fund do arrini t’i sqaroni problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Pas mesdite buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do i konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja më të bukura. Në punë dihet te mateni mirë para se të filloni projekte gjigande sepse prej tyre do varet e ardhmja juaj dhe e kompanisë. Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë në mënyrë që të mos gaboni. Huat shmangini me çdo lloj mënyre. /dritare.net

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close