Zodiak

Si do të jetë e premtja juaj? Horoskopi për sot, 5 tetor 2018

Dashi

Gjatë kësaj dite do keni nevojë jetike të rigjeni vetveten. Reflektoni me kujdes, qëndroni në qetësi dhe do e gjeni paqen. Nëse jeni në një lidhje nuk do i keni gjerat shumë të lehta dhe herë pas here mund të mërziteni. Në fakt partneri nuk do jetë në humor dhe mundet t’iu thotë gjëra të gabuara. Mundohuni të mos ja vini veshin sepse nuk do dijë çfarë do thotë. Ju beqaret do i jepni më shumë rëndësi shoqërisë dhe do dilni shumë sot. Kjo do jetë një mundësi e mirë për të realizuar edhe njohje. Në punë do bëni të pamundurën për ta konsoliduar situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses. Për financat duhet të këshilloheni me specialistë të fushës sepse ata do ju ndihmojnë vërtet.

Demi

Hëna do ketë ndikim shumë të madh sot në jetën tuaj dhe do sjellë vetëm çaste të bukura. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë e hareshme. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Më në fund do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës së binjakeve mund të mendoni të hidhni hapa. Marsi do jetë planeti më i begatë për sektorin profesional. Do ju pëlqejë shumë hyrja në kontakt me persona të shumëllojshëm. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.

Binjakët

Për shkak të vënies përballë të Mërkurit me Urani sot do kërkoni shumë më shumë nga të tjerët dhe nuk do jepni asgjë nga vetja. Ky do jetë një gabim. Nëse jeni në një lidhje do keni më shumë nevojë se kurrë për siguri dhe qëndrueshmëri. Flisni hapur me partnerin dhe ai do dijë si t’ua plotësojë çdo dëshirë. Ju beqarët do keni disa takime, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapat e mëdha. Kohën e lirë më mirë ta kaloni me miqtë në mënyrë që të mos mërziteni. Në punë do kërkoni gjithë kohës ndihmë nga kolegët dhe do ju duket sikur ata e kanë për detyrë t’iu rinë nga pas. Mos e teproni sepse keni për t’i humbur edhe ata. Buxheti nuk do jetë as i keq as i shkëlqyer. Vazhdoni gjithsesi të tregoheni të kujdesshëm.

Gaforrja

Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e jashtëzakonshëm. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin dhe do ju duket shpesh vetja si mbi re. Edhe ju beqarët do përjetoni emocione nga më të veçantat dhe pse jo mund të filloni edhe lidhjen e ëndërruar. Në punë, projekti që keni nisur do kërkojë shumë nerva dhe këmbëngulje. Jepni më të mirën nga vetja sot që të përfitoni shumë herë më shumë nesër. Buxheti nuk do jetë i keq, por për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do ju duhet të kryeni, gjendja mund të destabilizohet.

Luani

Pak nga pak stresi do largohet sot dhe gjërat do fillojnë të normalizohet. Marsi dhe Hëna do jene mbështetje e fortë. Për ju që keni një lidhje, të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni pasur do marrin fund. Pranë partnerit do ndiheni shumë më mire nga me parë dhe do i hidhni të sigurta hapat drejt së ardhmes. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si më parë. Në punë do ndiheni shpesh në udhëkryq sepse ka ardhur koha të merrni vendime të mëdha. Sido që të vijnë gjërat nuk duhet të nxitoheni. Në planin financiar do jeni të nxituar dhe ka gjasa të bëni disa gabime.

Virgjëresha

Klima do jetë shumë e ngrohtë sot dhe gjatë gjithë kohës do ndiheni mirë. Nëse keni një lidhje planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj. Do dashuroheni si të çmendur me atë që keni në krah dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë çast prej tij. Ju beqarët jo vetëm që do filloni një lidhje, por do hidhni edhe hapa të menjëhershme. Në planin profesional keni për të shkëlqyer. Do mbani shumë përgjegjësi edhe për hapat më të vogla që do hidhni. Me financat, sa më të matur e të kujdesshëm të tregoheni, aq më të fituar keni për të qenë nesër.

Peshorja

Ka shumë mundësi të jeni tërësisht të shpërqendruar sot dhe do harroni shumë gjëra thelbësore. Ju të dashuruarit do keni divergjenca të mëdha me partnerin nuk do mendoni te bëni asnjë lloj tolerimi ndaj tij. Beqarët nga ana tjetër ka mundësi që ta çojnë me tej një njohje të fundit të cilën e mendonin si pa të ardhme. Në punë priten ndryshme të mëdha. Vërtet dita do jetë delikate dhe e trazuar, por në fund gjërat do ecin në drejtimin e duhur. Mos e humbni shpresën asnjëherë. Sipas Dritare.net, sektori i financave do lerë për të dëshiruar, prandaj do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Gjatë gjithë kohës do doni të ndikoni mbi të tjerët sot  dhe herë pas here do këmbëngulni të dalë e juaja. Kujdes sepse kjo nuk do i pëlqejë të tjerëve. Pasioni do mungoje sot ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite megjithatë nuk do keni probleme apo debate me partnerin. Ndonjëherë gjerat duhen marre me qetësi te plote. Beqaret do kenë një dite pozitive dhe do realizojnë disa takime te veçanta. Në pune do vazhdoni me shumë qetësi ato që keni nisur dhe nuk do keni aspak probleme. Mirë është të mos dorëzoheni sido që t’iu vijnë punët. Buxheti mund të ketë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni për shtëpinë apo për çështje shëndeti.

Shigjetari

Zgjidhi juaj sot do jetë shumë i veçantë dhe zemra do ju rrahë akoma më fort se më parë. Do jeni vërtet me shumë fat. Ju të dashuruarit duhet të jeni ne çdo moment të arsyeshëm dhe vigjilentë sepse në të kundërt mund t’iu lindin probleme të mëdha me partnerin. Nëse jeni ende beqarë duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do iu jepet për takime sepse sot mund të jetë dita juaj. Në punë herë pas here do ju dalin edhe pengesa dhe vështirësi megjithatë gjërat do normalizohen shpejt falë mbështetjes së kolegëve. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë nga sa ju e kishit menduar gjithë këto kohe kështu që mund t’i kryeni pa problem investimet e nevojshme.

Bricjapi

Sa më mirë të ndiheni me veten sot aq më të thjeshta do i keni gjërat. Natyra kreative do ju ndihmojë të arrini lart. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do e bëni çdo moment të jashtëzakonshëm. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Kjo është arsyeja pse do stepeni për të hedhur hapa. Jeta profesionale do ecë edhe më mirë nga sa e keni menduar. Do jeni largpamës, të motivuar dhe mjaft të vendosur. Për fat edhe disa kolegë do ju mbështesin fort. Falë planetëve sektori i financave ka për të qenë më i privilegjuar se kurrë ndonjëherë më parë. Do ndiheni goxha më të qetë.

Ujori

Nëse zbatoni disa parime thelbësore dhe bëni lëshime sot do ju ecë çdo gjë më së miri. Nuk do keni më as probleme serioze. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të qetë dhe pa probleme. Në mbrëmje planetët do ua plotësojnë dëshirat një e nga një. Ju beqarët nuk do doni të filloni lidhje edhe pse disa persona do bëjnë të pamundurën për t’iu pasur gjithë kohës pranë. Në punë do jepni më të mirën nga vetja dhe shefat do kenë besim absolut. Keni për ta parë sesi do ju ndryshojë e ardhmja që sot e tutje. Në planin financiar do jetë Marsi që do ndikojë negativisht dhe mund të sjellë probleme të njëpasnjëshme në këtë sektor. Merrni masa pa pasur tronditje të forta.

Peshqit

Ka ardhur koha të ndërmerrni më shumë iniciativa dhe të mos ndaleni para asnjë sfidë sot. Nëse keni një lidhje, zemra juaj do vlojë nga emocionet. Do ndiheni për mrekulli në çdo moment dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë sekondë nga partneri. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të gatshëm për të provuar edhe aventura kalimtare mjafton që të ndiheni mirë. Në punë do ju propozohet një detyrë e re me shumë më interesante nga ajo në të cilën keni qenë deri tani dhe duhet ta pranoni pa u menduar gjatë. Buxheti do jetë ende delikat. Pavarësisht nga përpjekjet e bëra nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button