Zodiak

Si do të nisë dita e parë e javës? HOROSKOPI I PAOLO FOX, PËR SOT

DASHI

Këto dy ditët e para të javës nisin me një tension të vogël. Jeni aq të përfshirë në punët e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët, saqë është shumë e vështirë për ju të ndjeheni rehat. Po fillon një revolucion që do të ketë periudhë më të mirë duke filluar nga 8 nëntori, atëherë kur Jupiteri do të fillojë një tranzit të rëndësishëm. Shumë gjëra po lëvizin këto ditë dhe edhe ju e kuptoni se jeni më të suksesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale. Megjithatë, ndihet pak lodhje.

DEMI

Javë fillon paksa ngadalë. Duhet të mbani mend se ky është një moment në të cilin, nga këndvështrimi i biznesit dhe ekonomisë, nevojitet qartësi. Ekziston një nevojë për rinovim të përcaktuar nga Urani, i cili ka qenë në shenjë prej disa muajsh. Gjithkush që është në situatën e të pasurit për të zgjedhur një problem profesional mund të vihet nën presion. Prej të mërkurës do të duhet të merreni me disa hesape të pashlyera.

BINJAKET

Javë e re shumë interesante: bashkë me Demin dhe Luanin, meritoni tre yje nga pesë, sepse në çdo rast, në jetën tuaj ka një farë shqetësimi. Por duhet të kujtoni se kjo Hënë është në një pozicion të mirë për ju. Sa u përket marrëdhënieve shoqërore, nuk ka shumë risi, por as edhe momente tensioni. Mbetet një moment shumë interesant për ata që duhet të përfundojnë një projekt ekonomik dhe/ose personal. Nga e mërkura nis një tranzit i rëndësishëm i Mërkurit, planeti juaj udhëheqës! Nëse keni në duar një projekt pune, mund të jeni me fat.

GAFORRJA

Nis një javë e rëndësishme: është e vërtetë që në këto ditë, lodhja juaj është e madhe, mbi të gjitha nëse po përpiqeni të çoni përpara disa projekte pune, por është gjithashtu e vërtetë që vazhdon ndihma e planeteve. Të mërkurën do të keni Mërkurin në favor: mund edhe të braktisni një projekt që nuk ju intereson më dhe, nëse mund ta bëni tani, do të bëni një veprim shkëputjeje totale duke nisur nga pranvera 2019. Duhet të keni pak durim në marrëdhëniet me Dashin dhe Peshoren.

LUANI

Kjo javë mund të jetë pak e rëndë. Që vitin e kaluar ju keni dashur të hiqni dorë nga një program që e kishit shumë për zemër, tani durimi juaj është vënë në provë. Këto janë ditë të lodhshme dhe gjatë gjithë javës do të keni një stres të vogël apo të madh. Pra, nëse ka një person që është kundër ideve tuaja ose nëse ju mendoni se nuk ka vullnet të madh për të dashur, mund edhe të vini në diskutim diçka. Tregohuni të matur në mes të javës.

VIRGJERESHA

Zakonisht ju i kushtoni shumë vëmendje detajeve dhe kjo shpesh nënkupton një ndjenjë të pakënaqësisë së thellë me gjithçka që jetoni. Shpjegimi është ky: ju doni që gjithçka të jetë e përsosur dhe që gjërat shkojnë saktësisht siç thoni ju. Kjo, megjithatë, në jetë është e vështirë të ndodhë. Periudha mbetet e favorshme sepse ky është një moment i rëndësishëm për të kërkuar zgjidhje dhe për të harruar një të kaluar të trishtë.

PESHORJA

Java hapet me Hënën në shenjën tuaj: ky është pozicion aktiv në vetvete, por në këtë fillim jave, nis mbi të gjitha një ankth i madh! Shumë kanë probleme me mjedisin e punës; mund të keni përplasje me bashkëpunëtorë apo ortakë. Kush ka një familje që fut hundët, këto ditë duhet ta bëjë ndokënd që të heshtë. Ka nervozizëm këtë ditë të parë.

AKREPI

Qielli është i shkëlqyer për shenjën tuaj. Mes të mërkurës dhe të enjtes do të keni një seri shumë të rëndësishme planetësh në favor. Pra, kush do të bëjë një blerje apo t’i lejojë vetes pakëz luks, kush do të shpenzojë një fjalë në favor të dikujt apo të ndizet në dashuri, do ketë shumë energji. Kjo është një javë zgjidhjesh. Ndonjëherë jetoni momente tensioni të madh dhe zemëroheni shumë për të patur drejtësi, për të gjetur të vërtetat. Në fakt kjo mund të jetë “java e së vërtetës!”

SHIGJETARI

Dita juaj mund të ngadalësohet shumë edhe për shkak të shumë gjërave që keni lënë pas dore në periudhën e fundit. Dikush mund të jetë vonë me disa dërgesa ose disa projekte nuk kanë nisur ende. Ju nuk duhet të harroni se në pak më shumë se një muaj Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe ky fakt do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj.

BRICJAPI

E hënë interesante pavarësisht se Hëna nuk është në aspektin e veçantë që mund të krijojë ndjenja të shqetësimit. Por java që po fillon nuk do të jetë krejtësisht negative, në të vërtetë. Të mërkurën dhe të enjten do të keni dy ditë force të madhe. Ata që duan të përfshihen, gjithashtu mund të marrin disa kënaqësi të mira. Gjithashtu mund të lindin mundësi të reja për ata që janë duke pritur për një përgjigje pune.

UJORI

Në këtë javë nuk do mungojë acarimi. Keni shumë presion mbi vete. Nuk është periudhë e vështirë por polemikat e shumta dhe disa debate mund t’ju krijojnë ankth. Jeni edhe të lodhur që të bëni të njëjtën jetë, por nuk është e mundur të ndryshoni. Nëse keni firmosur marrëveshje të caktuara, duhet të respektoni afatet. Nëse jeni të zemëruar sepse keni nxjerrë shumë para, duhet të hiqni dorë. Për momentin duhet të luani në mbrojtje.

PESHQIT

Javë interesante kjo që nis të hënën, më 8 tetor. Kush ka një projekt në dorë, deri të enjten mund të keni një përgjigje të bukur. Ky është moment plot entuziasëm për ju. Një ide e mirë mund të ndryshojë përfundimin e një projekti që nuk po shkonte në drejtimin e duhur. Deri në nëntor mund të bllokoni situatat që nuk kanë pse vazhdojnë të ekzistojnë.

Leave a Reply

Back to top button