Zodiak MeB

Si do të nisë fundjava juaj? Horoskopi sot, 27 prill 2019

Dashi

Ditë shumë problematike dhe e mbushur me moment të tendosura do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të bëni edhe lëshime sepse me kokëfortësi nuk shkohet askund. Orët më delikate do jenë ato të pasdites. Ju beqarët do jeni të lire si ajri dhe do bëni çfarë t’iu thotë mendja për momentin. Nuk pritet asgjë me rëndësi. Në punë Mërkuri dhe Jupiteri do ju krijojnë kushtet e favorshme për të realizuar planet, por ju nuk do i shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar gjithashtu do silleni keq duke e përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën.

Demi

Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Reflektoni sa më shumë dhe mendoni atë që është më ë mira për të dyja palët nëse nuk doni probleme as më vonë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do acarohen shumë sepse dikush do ua rrëmbejë nga duart personin që kishit kohë që po e studionit. Në punë vërtet mund të nxitoheni dhe t’i bëni gjërat me inat, por ama keni për të arritur rezultate shumë më të larta nga sa keni menduar. Financat do jene ende delikate.

Binjakët

Lëreni veten të lirë sot dhe bëni gjithmonë atë që do ju thitë zemra juaj. Nëse keni një lidhje paraditja ka për të qenë paksa delikate, por pas mesditës gjithçka do sqarohet dhe juve do ju rikthehet buzëqeshja. Përfarojeni partnerin tuaj dhe bëjini edhe dhurata nëse e ndieni. Ju beqarët do i dilni për zot vetes dhe do jeni gati për të provuar edhe eksperienca kalimtare. E rëndësishme është që nuk do ju rëndojë vetmia dhe monotonia. Në punë vështirësitë nuk do mungojë, megjithatë mos e lëshoni veten. Mos mendoni se ka ndonjë që i shkojnë gjërat vaj. Paratë do jenë të mjaftueshme sa për të kryer shpenzimet e nevojshme.

Gaforrja

Dielli do ju bëjë të jeni me humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni edhe më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë. Nëse keni një lidhje do jeni pafundësisht shprehës sot dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien edhe më interesante. Transparenca dhe prakticiteti do jenë virtyte shumë të pëlqyera. Ju beqarët nuk duhet të prisni të jetë tjetri ai që do i hedhë hapat i pari, por duhet të tentoni vetë. Në punë do ju pëlqejnë sfidat dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndaleni asnjë moment. Edhe gjendja e financave do jetë goxha e mirë.

Luani

Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Kokëfortësia dhe krenaria e tepruar do jenë defektet më të mëdha. Ju beqarët do vërtiteni gjithë kohës rreth dikujt, por ende nuk do jeni të bindur për të hedhur hapa. Ai nga ana e tij nuk do bëjë asnjë lëvizje. Në punë nuk do jeni shumë të përgjegjshëm dhe në disa momente mund t’iu dalin edhe goxha të papritura. Financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.

Virgjëresha

Dita e sotme do jetë më pozitive. Nëse keni një lidhje do hyni në një periudhe të qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe mirëqenia do të mbizotërojë. Do merrni frymë më lirisht dhe do vendosni në vije gjithçka që iu ka shqetësuar. Secili do ketë liritë e veta dhe do shprehë mendimin e tij. Edhe pse nuk do ketë momente të shumta pasioni kënaqësitë do jenë të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës, por sërish nuk do arrini dot të bëni për vete atë që iu pëlqen. Në punë do dini si të veproni kurdoherë dhe suksesi do jetë i garantuar. Çdo përpjekje apo sakrificë do ju kompensohet. Buxheti nuk ka për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme sepse nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Peshorja

Sot do jeni shumë të logjikshëm dhe tolerantë dhe këto cilësi do ju ndihmojnë të keni një ambient të ngrohtë në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do mobilizoheni për të ruajtur një klimë sa më të ngrohtë dhe do hiqni dorë edhe nga disa vese vetëm për t’ia bërë qejfin partnerit. Ju beqarët do jeni euforike dhe mund të hidhni hapa pa u menduar gjatë. Gjithsesi gjithçka do dalë për mirë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni aq të kujdesshëm dhe këmbëngulës saqë do i mahnitni të gjithë më arritjet që do keni. Paratë do jenë të mjaftueshme për të kaluar një ditë pa probleme.

Akrepi

Sot do jetë dita e zgjedhjeve të mëdha për juve që jeni në një lidhje. Bëni atë që do ndieni edhe pse jo të gjithëve do i pëlqejë. Nëse keni një lidhje do gjendeni edhe përballë momentesh delikate, por me durim dhe largpamësi do i kaloni. Për fat partnerin nuk do ngulë këmbë që të dalë e tija. Për ju beqarët nuk do shfaqet ende personi që do ua plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat kështu që do mbeteni vetëm. Në punë përgatituni për një ditë plot angazhime dhe sfida. Disa divergjenca me kolegët do ju bëjnë edhe më të fortë. Sipas Dritare.net, financat do i mbani nën kujdes dhe nuk do keni vështirësi.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme yjet do sjellin divergjenca të mëdha. Do jeni shumë egoistë dhe nuk do pranoni asnjë gabim. Ju të dashuruarit do i harroni përkëdheljet dhe shprehjen e ndjenjave dhe kjo do bëjë që marrëdhënia me partnerin të ftohet ndjeshëm. Nëse vazhdoni të silleni kështu ka rrezik që lidhjes tuaj t’i vijë fundi. Ju beqarët do kujdeseni më shumë për pamjen e jashtme ne mënyrë që nesër të keni më shumë mundësi për ndryshim të statusit. Në punë nuk do ju bindeni urdhrave të shefave dhe nuk do pranoni as të bashkëpunoni me kolegët. Buxheti do pësojë goxha tronditje.

Bricjapi

Sot duhet të jeni të kujdesshëm dhe nuk duhet të merrni vendime të nxituara për asnjë lloj arsyeje. Nëse keni jë lidhje fatmirësisht nuk do përballeni më probleme serioze. Partneri do jetë edhe më i sjellshëm dhe do dijë si t’u bëjë të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët duhet të dini të joshni me elegancë dhe përkujdes. Shmangni shumë seriozët dhe shumë shakaxhinjtë. Në punë mos u nxehni edhe nëse ua ulin meritat, por gjeni mënyrën sesi të tregoni vlerat që keni. Në këtë mënyrë do i bëni edhe ziliqarët të pëlcasin. Për financa të mira duhet të bëni llogari para se të shpenzoni pasi vetëm kështu do shmangni tronditjet.

Ujori

Sot do jeni të gatshëm të keni marrëdhënie të mira me të gjithë ata që ju rrethojnë dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Nëse jeni në një lidhje çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet. Do jeni me te lirshëm për të folur me partnerin dhe për të shprehur çdo mendim. Sipas Dritare.net, ju beqaret nuk do e keni aspak të vështirë të bëni plane joshjeje dhe të arrini të tërhiqni pas vetes atë që do pëlqeni. Në punë, në disa raste ambienti nuk do jete i qetë, por me optimizëm dhe këmbëngulje gjithçka do ndryshojë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do i zgjidhni problemet një e nga një dhe do jeni më të qetë kur të shpenzoni.

Peshqit

Përgatituni për ndryshime rrënjësore gjatë kësaj dite që do ua mbushur zemrën me gëzim e hare. Perspektivat janë shumë të mira për jetën në çift. Partneri do ju bëjë të ndiheni si mbi re dhe të drithëroheni nga emocionet. Ju beqarëve do ju behët një propozim shumë i veçantë nga dikush që ka kohe që iu dashuron, por deri më sot nuk ka marrë guximin t’ua thotë. Merrni kohën e duhur për t’u menduar, por në asnjë mënyrë mos e shmangni. Në planin profesional do ju dalin disa pengesa që as i kishit menduar. Merrni masat e duhura. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm sepse situata nuk do jetë aspak e qëndrueshme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button