Zodiak

Si fillon java juaj? Horoskopi, e hënë 2 korrik 2018

Dashi

Beqaret do jene ata qe do ndihen me mire gjate kësaj dite sepse edhe emocionet do jene te shumta për ta. Mund te fillojnë një histori e bukur dashurie qe do ju beje te ndiheni me se miri. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te zakonshme, por pa debate. Ne planin financiar do keni mundësi ta përmirësoni shume shpejt situatën dhe do ndiheni me te qete.

Demi

Dialogu ne çift do jete i vështirë gjate kësaj dite. Me mire te qëndroni pak dite larg njeri-tjetrit dhe te reflektoni mbi gjithçka qe ju ka ndodhur. Beqaret do kenë mundësi reale për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do ndihen mjaft mire për këtë fakt. Nuk do keni me asnjë brenge. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme, kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te forta sot. Do kërkoni shume nga ai qe keni ne krah dhe kjo do e ndeze situatën. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Ne planin financiar mos e shtyni për nesër zgjidhjen e një problemi sepse mund te jete vone.

Gaforrja

Do mendoni me seriozisht për te ardhmen tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni te vendosur t’i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Ambienti do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do kenë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte qe ta përmirësoni situatën ne te cilën ndodheni.

Luani

Do dashuroni ashtu si do e ndjeni sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Edhe tolerimet ndaj njeri-tjetrit nuk do mungojnë. Beqaret duhet te jene shume te sigurte para se te hedhin ndonjë hap sepse edhe mund te zhgënjehen me vone. Financat do bëhen goxha delikate për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Virgjeresha

Tregohuni me te disponueshem sot ndaj atij qe keni ne krah sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete me e mire dhe e mbushur me kënaqësi. Beqaret do kenë disa takime impresionuese, por do tregohen te matur me hapat qe do hedhin. Financat do jene goxha te mira. Kryeni ndonjë shpenzim te nevojshëm, por pa e tepruar me asgjë.

Peshorja

Partneri do ju kushtoje me tepër vëmendje gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Tashme do ia shprehni atij gjithçka qe do mendoni apo do ndjeni. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare. Shlyeni fillimisht borxhet dhe kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

Akrepi

Do i qëndroni shume besnike atij qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do mund t’ua prishe harmoninë ne çift. Për disa pasioni do rizgjohet fuqishëm. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sepse mundësitë e sotme nuk do jene shume te mira. Ne planin financiar ka rrezik te keni disa vështirësi. Mos u dorëzoni sepse me pak durim mund t’ia dilni.

Shigjetari

Fale ndikimit pozitiv te Marsit dhe Venusit jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do tregoheni te hapur me partnerin dhe do flisni për gjerat qe i pëlqejnë gjithsecilit. Beqaret do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje dhe ka mundësi qe ta gjejnë atë. Ekuilibri do mbizotërojë ne sektorin e financiar. Do jeni me te qete dhe do shpenzoni pa frike.

Bricjapi

Kjo do jete një dite e qete për gjithë te dashuruarit. Do ndiheni te sigurte pranë atij qe keni ne krah dhe do mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë aspak durim qe te kërkojnë shpirtin e tyre binjak dhe do qëndrojnë edhe sot me po te njëjtin status. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Mundohuni qe problemet qe do ju dalin ne jetën tuaj ne çift t’i zgjidhni me qetësi dhe me maturi. Mos u nevrikosni dhe mos e acaroni me tepër situatën sepse vështirë se do zgjidhni gjë. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do e gjejnë as sot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme dhe çdo gjë do shkoje me se miri.

Peshqit

Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni te gatshëm te provoni eksperienca te reja ne jetën tuaj ne çift sot dhe dita do jete e mbushur me më shume kënaqësi. Beqaret do jene te bekuar nga yjet sepse do e gjejnë atë qe aq shume kane ëndërruar. Situata financiare do filloje pak nga pak te konsolidohet. Tregohuni te duruar dhe te matur me shpenzimet.

Leave a Reply

Back to top button