Bota

Si ndihesh të ecësh me 457 km në orë me makinën më të re në botë!

Fanatikët e kësaj makine supersportive, prodhim suedez, u mblodhën në Nevada të SHBA-së , arritën të mbyllnin një rrugë për të realizuar një provë. Kjo rrugë lidh Las Vegasin me Pahrump në mes të shkretëtirës dhe provuan sa larg mund të shkonte Koenigsegg Agera RS. Rezultati i kaloi pritshmëritë, kreu dy xhiro, tek e dyta arriti shpejtësinë 457.5 kilómetra në orë. Megjithatë markë quhet mesatarja e dy xhirove, pra 447.2 kilómetra në orë. Në këtë mënyrë arriti të tejkalonte 430.99 kilómetrat që kishte vendosur një Bugatti Chiron në vitin 2010. Testi u krye nga piloti i kompanisë Niklas Lilja. Koenigssegg Agera RS ka një motor prej 5.0 V8 turbo me 1.376 kuaj fuqi dhe peshon 1.395 kilogramë. Në një provë të hershme kishte tejkaluar rekordin e Bugattit duke bërë 0-400-0 km/h në më pak se 42 sekonda. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button