Zodiak Ditor

Si nis java juaj? HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e hënë, 18 mars 2019

DASHI

Do të fillojë një javë e rëndësishme për ju, në të cilën nuk do të mungojë energjia, ndoshta edhe një zgjidhje përfundimtare. Shumë po kërkojnë fjalët e duhura për t’u imponuar dhe për t’u afirmuar. Gjithashtu nga prilli do të ketë një bast të mirë për të fituar, ndoshta edhe një ofertë për punë me kohë të pjesshme. Të rinjtë ose ata të angazhuar në aktivitete krijuese po bëjnë më shumë gjëra në të njëjtën kohë, ato janë aktivë në disa fronte, por nuk kanë asnj moment për të marrë frymë! Prej datës 20 pritet rimëkëmbje në dashuri, falë energjisë së sjellë nga Dielli, që hyn në shenjën tuaj.

DEMI:

Javë pak në rënie për ju. Kohët e fundit ju keni bërë shumë gjëra, por ka pasur paqartësi. 7 ditët e ardhshme lënë diçka për të dëshiruar. Nga ana tjetër, ju jeni kthyer nga një e dielë e hutuar dhe veçanërisht e rëndë, për ata që po përjetojnë probleme sentimentale. Tani ju nuk jeni më të gatshëm t’u jepni mundësi atyre që nuk tregohen atë të drejtë! Keni pak acarim, sidomos sot. Të shtunën 23 dhe të dielën 24 do të keni ditë të veçanta.

BINJAKET

Java hapet në mënyrë të fortë, të martën do të ketë një rënie të vogël dhe nga e enjtja një fazë e re e rimëkëmbjes! Përpiquni të përfitoni nga kjo ditë për të bërë atë që keni për të bërë, pa vonuar aspak asgjë. Ata që kanë përjetuar një vit të rëndë tani kanë frikë të lëvizin për shkak se kanë frikë të komprometojnë të ardhmen. Të tjerë, në vend të kësaj, thjesht presin për raste më të mira. Kujdes formën fizike në mbrëmjen e sotme.

GAFORRJA

Yje të rëndësishëm këtë javë dhe që paralajmërojnë një ringjallje të emocioneve! Pas një të hëne dhe të marte shumë të mira, mes të mërkurës dhe të premtes mund të përjetoni një rënie fizike: në këto tri ditë, në fakt, do të ketë situata, para së gjithash, kontraktuale dhe puna që do të duhet të zgjidhen. Saturni në opozitë do të detyrojë dikë që të ndryshojë strategjinë, madje edhe të mbyllë projekte! Të shtunën dhe të dielën ditë interesante për dashurinë.

LUANI

Ka shumë projekte që përzihen në kokën tuaj, por përreth jush ka njerëz që përpiqen t’ju pengojnë. Tani për tani ju keni rreth vetes vetëm “konservatorë”, njerëz që nuk i kuptojnë me të vërtetë ambicjet tuaja. Ju duhet të keni durim dhe të luftoni kundër këtyre njerëzve të shurdhër. Në vitin 2018 shumë prej jush kanë harxhuar shumë kursime, kështu që rekomandohet kujdes dhe moderim në shpenzime. Për më tepër, duhet të merrni parasysh edhe faktin se, të paktën për momentin, nuk keni të ardhura të mjaftueshme për të bërë atë që dëshironi. Qëndroni larg nga polemikat këtë javë!

VIRGJERESHA

Një ditë tjetër e rëndësishme në një periudhë rritjeje. Në fillim të marsit ju ishit pak të shqetësuar dhe fizikisht të lodhur, por tani keni stimuj dhe aftësi të reja për të marrë përsëri xhirot e nevojshme! Të shtunën dhe të dielën do të keni ditë shumë me ndikim për ndjenjat, por nëse një histori thjesht nuk funksionon dhe jeni në mes të konflikteve të mëdha, përpiquni të pastroni çdo gjë deri të dielën. Është koha për të gjetur zgjidhje!

PESHORJA

Ju jeni shumë të lodhur këto ditë dhe gjithashtu ndjeni një përgjegjësi të fortë mbi shpatullat tuaja. Sa më shumë që ngarkoheni me gjëra për të bërë, ndoshta edhe për të q, dahe më shumë ndjeni ankthet dhe pasiguritë. Dhe kur diçka fillon të mos funksionojë, ose nuk shkon siç duhet, ju bëheni shumë të shqetësuar! Mundohuni të shmangni këtë qëndrim sidomos në pjesën e parë të javës. Mbani emocionet negative në kontroll.

AKREPI

Mundohuni të jeni më të qetë dhe paqësorë në 48 orët e ardhshme, edhe sepse më e keqja ka kaluar dhe po merrni pak frymë. Nëse historitë e dashurisë që kishin përjetuar një krizë në mars ende janë në këmbë, ato tani mund të ecin shpejt … me të vërtetë, pjesa e dytë e muajit do të jetë e shkëlqyer! Ndryshime në pikëpamje të punës, në disa raste edhe mbyllje!

SHIGEJTARI

Hëna ka filluar një tranzit pozitiv që më në fund do t’ju sjellë lajme tërheqëse, në një kohë kur dukej se asgjë nuk mund të lirohej. Kështu, tani ka ardhur koha për të bërë projekte që ishin lënë mënjanë pak kohë më parë. Përveç të mërkurës, e cila do të pengohet për shkak të disa vonesave, do të përjetoni emocione të bukura në dashuri, veçanërisht në fundjavën e ardhshme.

BRICJAPI

Javë e qetë, ndoshta shumë. Ju mund të përjetoni një zemërim të rastësishëm dhe momente të tensionit të fortë. Në këtë fazë të jetës suaj ju doni të shihni qartë në situata të caktuara, në mënyrë që të vazhdoni udhëtimin tuaj pa ndonjë pengesë. Dhe rrugës, nëse pritni disa sqarime, mund të përjetoni momente të shqetësimit ndërmjet të mërkurës dhe të premtes. Kini kujdes të mos humbisni durimin, edhe nëse ka njerëz kundër jush. Mos bini në provokime.

UJORI

Ju jeni gati për të bërë gjëra të çmendura dhe tranzit i Uranit në shenjën tuaj ushqen këtë çmenduri! Ju jeni pra në një fazë revolucionare ku situata që më parë dukeshin të rëndësishme nuk janë më të rëndësishme. Por të jeni të kujdesshëm, Urani është gjithashtu planeti i “aksidenteve ” dhe në ndryshimet e situatës, përpiquni të ruani një minimum qetësie. Keni nevojë për dashuri dhe kjo javë mund t’ju sjellë lajme të mira në këtë drejtim.

PESHQIT:

Lodhja ndihet pak dhe e hëna, siç ndodh shpesh, do të krijojë disa probleme. Ju po bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe nuk ju stimulojnë, kështu që ju doni t’i hidhni ato dhe të bëni diçka tjetër. Ju jeni gjithashtu të lodhur nga rutina e zakonshme dhe mund të keni edhe disa gjëra për të riparë në dashuri. Dikush po përpiqet të kapërcejë një krizë, një ndarje dhe nuk është e lehtë. Forca dhe guxim! / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button