Psikologji

Si ta stërvitësh trurin për të mos u shqetësuar më tepër? Këto janë disa këshilla

Shqetësimet janë një e keqe e panevojshme, kur vjen puna tek shëndeti yt mendor. Të gjithë e dinë se ato janë të dëmshme, ndërkohë që disa zgjedhin t’i shohin si mënyrën më të mirë për të mësuar nga e shkuara dhe për t’u përgatitur për të ardhmen. Sido që secili nga ne t’i shohë ato, shqetësimet e bëjnë trurin të përqëndrohet në një të ardhme të pasigurtë, të cilën ne nuk mundemi ta kontrollojmë dot, ndaj duhet të marrim masa që të mos shqetësohemi më tepër. Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si ta stërvitni trurin për të mos “e vrarë” shumë mendjen:

  1. Ndalo së u shqetësuari duke i shkruar gjithë gjërat që të shqetësojnë.

Mendohet se kjo është një nga teknikat më të mira për t’i shmangur shqetësimet. Duke e shkruar në letër apo në format elektronik gjithçka që të shqetëson, bën që truri yt “të marrë frymë” më lirisht. Truri do të dijë tashmë jo vetëm se cilat janë shqetësimet e tua, por do të vendosë edhe burimet e duhura për t’i zgjidhur ato probleme.

  1. Medito.

Edhe meditimi e ndihmon trurin për të ndaluar shqetësimet. Sipas një studimi nga gazeta “Psychomatic Medicine” meditimi është veçanërisht i mirë për të reduktuar ankthin konjitiv dhe shqetësimet. Edhe pse disa njerëz thonë se nuk kanë kohë për të medituar, meditimi është aq i thjeshtë sa mbyllja e syve për 30 sekonda ose më gjatë. Disa momente kur ti do ta vendosësh të arsyeshme për t’u larguar nga çdo zhurmë e përditshmërisë, do të lejojnë të përqëndrohesh në ato gjëra që janë më të rëndësishme për ty.

  1. Stërvit trupin për të stërvitur trurin që të mos shqetësohet.

Është diçka shumë e thjeshtë. Ky parim bazohet në thënien: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Është thënë qartë dhe është vërtetuar tashmë se ushtrimet fizike e reduktojnë mjaft stresin, ndaj thuhet se ato mund të ndihmojnë në reduktimin e çdo shqetësimi tjetër që mund ta prekë një person. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button