Psikologji

Si të jeni optimistë në dhjetë hapa? Këto janë mënyrat më të mira

Kur vjen puna tek të mësuarit se si të jemi pozitivë, të gjithë mund të mendoni se duhet të jeni më të lumtur se zakonisht. Gjithsesi, të jesh i lumtur dhe të jesh optimist, nuk janë gjithmonë e njëjta gjë. Ka një sërë mënyra se si mund të jesh pozitiv, edhe kur po kalon nëpër një periudhë sfiduese në jetën tënde. Shumë studime tashmë e kanë konfirmuar se është shumë herë më e lehtë për ta përballuar jetën dhe për të menaxhuar emocionet, nëse e jeton jetën me optimizëm. Kjo gjë nuk ka të bëjë me frenimin e ndjenjave apo me punën që duhet bërë ndaj pesimizmit, në mënyrë që të jetosh një jetë pozitive. Këto janë dhjetë hapa se si të jeni më optimistë në jetën dhe përditshmërinë tuaj:

  1. Mëso t’i pranosh gjërat

Kuptoji problemet që po kalon dhe pranoje se ku je. Ji i sinqertë me ndjenjat e tua negative dhe nëse diçka nuk të pëlqen në jetën tënde, merr vendimin për t’i ndryshuar gjërat. Thjesht mos u trego i/e ashpër me veten, kur sheh se nuk po jep më të mirën nga vetja. Ndërkohë që nuk i kontrollon dot gjërat që të ndodhin, mund ta kontrollosh mënyrën se si përgjigjesh në situatat e ndryshme në jetë. Njihi mirë mënyrat se si të reduktosh stresin dhe praktiko zakone të shëndetshme për një jetë më pozitive.

  1. Vendos objektiva

Kur duam të jetojmë me optimizëm, është mirë t’i vendosim vetes objektiva. Kjo gjë na ndihmon të ndihemi më me shpresa për të ardhmen dhe të na japë besim mbi qëllimet që kemi. Është e rëndësisshme të vendosim objektiva që shkojnë paralel me vlerat tona, si dhe të nisim me hapa të vegjël për të arritur sa më larg, pasi hapat e mëdhenj shpesh na çojnë në gabime.

  1. Medito

Meditimi ndikon duke na bërë t’i shohim gjërat më me pozitivitet në jetën tonë. Gjatë meditimit ne përqëndrohemi në aspektet pozitive të jetës dhe të vazhdojmë të mendojmë me optimizëm dhe për ato çfarë na rezervon e ardhmja. Meditimi do të na mësojë edhe si t’i kalojmë më me lehtësi tragjeditë tona apo situatat negative dhe ta jetojmë jetën tonë me optimizëm në çdo aspekt. Ai është mjaft i mirë edhe për shëndetin mendor. Studimet kanë treguar se meditimi ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit dhe në forcimin e ndjenjës së mëshirës për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

  1. Shkruaji problemet në një ditar

Sipas një studimi, për të arritur një balancë me mendimet e tua, për çdo mendim negativ, të duhet të mendosh tre gjëra pozitive. Mbajtja e një ditari mund të ndihmojë ta bësh këtë gjë. Të shkruash rregullisht në një ditar do ta bëjë më të lehtë që të përqëndrohesh në aspektet pozitive në jetën tënde. Duke i shkruar problemet e tua, do e kesh edhe më të lehtë të gjesh mënyra se si t’i zgjidhësh ato. Por gjithsesi, nuk duhet të përqëndrohesh aq shumë tek vetë problemet, se sa tek mënyra se si t’i zgjidhësh ato.

  1. Ji mirënjohës

Mbajeni përherë në mendje se mirënjohja është një fjalë që tregon veprim, jo emocion. Mirënjohja të ndihmon për të pasur një mentalitet më të shëndetshëm dhe mund t’i përmirësojë marrëdhëniet e tua me të tjerët, duke qenë se do të shohësh aspektet pozitive tek gjërat dhe do të bëhesh më i duruar me njerëzit që do më tepër. Ji mirënjohës për kohën që miqtë dhe të afërmit e tu shpenzojnë për ty dhe bëj maksimumin tënd për t’i treguar dashuri dhe respekt.

  1. Pranoje dhe vlerësoje veten

Mund të duket paksa egoiste, por vetëm ti mund ta ndihmosh veten për të qenë më optimist. Shkruaj në një fletë çdo gjë që të pëlqen tek vetja jote dhe kështu do të ndihesh padyshim më mirë. Sa më shumë ta pranosh dhe ta vlerësosh veten, aq më tepër do të kesh mundësi të mendosh gjëra pozitive dhe aq më pak do të duhet të punosh me veten për të parë aspektet pozitive të jetës tënde.

  1. Ndryshoje këndvështrimin tënd mbi negativitetin

Gjatë kohës që mëson të jesh pozitiv, mos iu shmang situatave negative. Edhe pse mund të duket si një zgjedhje e zgjuar t’i largohesh situatave të dhimbshme, nuk është diçka e tillë, pasi kështu nuk arrin të mësosh se si t’i përballosh uljet dhe ngritjet e jetës tënde. Situatat e vështira janë ato që na japin mësimet më të mëdha dhe na bëjnë të mos gabojmë për të njëjtën gjë në të ardhmen. Duke menduar për dështimet si një mundësi që ta provojmë sërish për të arritur atë që duam, i kemi bërë vetes nderin më të madh në rrugën për të qenë optimistë.

  1. Ji aktiv/e

Kur mëson si të jesh pozitiv/e, është e rëndësishme të kuptosh se trupi dhe mendja janë mjaft të lidhur bashkë. Nëse po kalon një periudhë të vështirë për t’u ndjerë pozitiv/e në përditshmërinë tënde, fillo një aktivitet të caktuar fizik. Sipas Amy Cuddy, një psikolog social, edhe postura juaj mund të ndikojë në mënyrën se si trupi i proceson hormonet e stresit.

  1. Buzëqesh më tepër

Kërkimet sugjerojnë se kur buzëqesh, edhe kur nuk ndihesh i/e lumtur, truri merr mesazhin se je duke kaluar një kohë të mirë dhe të motivon të mbash një qëndrim pozitiv. Madje është vënë re se personat që kalojnë më tepër kohë duke buzëqeshur, janë ata që përjetojnë më pak dhimbje gjatë procedurave apo trajtimeve mjekësore të dhimbshme.

  1. Përpiqu të dukesh bukur

A e dinit se sipas një studimi, personat që vishnin përparësen në laborator, kishin një performancë më të mirë në eksperimentet shkencore se ata që nuk e bënin diçka të tillë? Kjo gjë tregon se një pjesë të optimizmit tonë, e mban edhe mënyra se si dukemi apo se si ndihemi me veshjen tonë. Është e rëndësishme të dukesh bukur, pasi kjo gjë e rrit edhe vetëvlerësimin, por nuk duhet ta teproni duke i bërë të tjerët të ndihen keq me veshjet e tyre. Kuptoni se nuk është veshja ajo që përcakton vlerat e një personi, por zemra dhe personaliteti i tij. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button