Shendeti

Si të mbrohemi nga alergjitë prej pluhurit?

Ato përbëjnë rreth 75% të alergjive të frymëmarrjes dhe duke qenë pluhuri shkaktar kryesor i shfaqjes së tyre, i bën këto forma të alergjisë të pranishme përgjatë gjithë vitit, por me simptoma më të dukshme kryesisht në stinën e pranverës, verës dhe vjeshtës, pasi gjatë stinës së dimrit pluhuri dhe poleni nuk sillen më si alergenë, për arsye se pastrohen prej shiut. Nga ana tjetër, në pranverë dhe në vjeshtë ne tentojmë të mbyllemi në shtëpi dhe të përdorim më shpesh kondicioneret duke alternuar temperaturën e tij sipas ndryshimeve të temperaturës ambientale. Por në stinën e verës, në të cilën gjendemi aktualisht, ne dalim shpesh nga shtëpia dhe kjo gjë duhet parandaluar duke marrë masat e duhura.

Shenjat klinike të një personi me alergji janë tepër të dukshme, që nga skuqja e syve, vështirësitë në frymëmarrje, tështitjet e vazhdueshme, sekrecionet nazale, si dhe dhimbjet e kokës. Prandaj duhen marrë disa masa për mbrojtjen në shfaqjen e simptomatikës së tyre.

Së pari, ajrosja e shtëpisë edhe në ditët e freskëta. Është mirë që pastrimi i shtëpive të bëhet vazhdimisht, së bashku me larjen e mbulesave dhe perdeve, të cilat shpesh bëhen bartëse të një sasi të lartë pluhuri që provokon shenjat klinike të alergjisë prej pluhurit të shtëpisë.

Së dyti, mos mbani bimë të gjelbëra (si lulet) në dhomën e gjumit dhe aq më tepër të mbani kafshë shtëpiake pranë vetes. Bimët dhe kafshët shtëpiake sillen si alergenë për rrugët ajrore, sidomos nëse ju keni predispozitë familjare për trashëgimi, ndaj përpiquni t’i shmangni edhe këto dy faktorë të tjerë.

Së treti, megjithëse është paksa jo e lehtë, mjekët alergologë sugjerojnë që nëse rezultoni alergjikë dhe jetoni në kushte jo të mira për sëmundjen tuaj, të ndryshoni edhe vendbanim për të qenë më të mbrojtur nga alergjia. Jetesa në vende të larta është e njohur mjaft mirë për përmirësimin e shenjave të alergjisë, pasi jetesa në vendet fushore bën që gjithë grimcat e aeroalergenëve të shpërndahen me lehtësi në çdo mjedis të mundshëm.

Leave a Reply

Back to top button