Bota

Simpatia për Moskën do të ketë një “efekt-ortek” në Europë?

Shkrimtari i njohur norvegjez, Jo Nesbø ka shkruajtur Okkupert, një seri televizive e shitur në të gjithë botën, ku imagjinohet që Rusia pushton Norvegjinë dhe vendet e Europës veriore jepen përpara shantazhit energjetik rus si dhe presioneve të gjithfarëlloji, me “pesë kolonat” e brendshme filoruse. Eshtë ky skenari shqetësues që është hapur pas fitores së Trumpit, mik i Vladimir Putinit, që do të pasohet nga dy kandidatë kryesorë për president të Francës, të dy filorusë (François Fillon, centrist, dhe Marine Le Pen, e djathtë).

Miq të Putinit janë në Itali, ndjekësit e Grillos, ata të Lega Nord, ndërsa në Britaninë e Madhe, antieuropeisti Nigel Farage. Objekt i debatit janë sanksionet që i janë vendosur Rusisë nga ana e SHBA dhe BE në vitin 2014, pas aneksimit të njëanshëm të Krimesë dhe luftës në Ukrainë. Trumpi dëshiron që t’i heqë, edhe pse do të jetë e vështirë të bindësh senatin amerikan, ku as edhe republikanët nuk ndajnë entuziasmin e presidentit të ri për autokratin rus.

Trumpi dhe Putini nuk janë takuar asnjëherë, edhe pse në vitin 2013 Donald shkoi në Moskë për konkursin e Miss Universit që organizon përvit, dhe më pas tha se kishte biseduar. Më të ngushta janë marrëdhëniet e Trumpit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ka punaur për 17 vite në OKB në Nju Jork. Nuk është mister që Putini mbështeti Trumpin në votimet e nëntorit, dhe që simpatia ka qenë reciproke. Ndërkohë, shumë kontroverse do të mbetet çështja e emaileve të vjedhura nga partia demokratike për të dëmtuar Hillary Clintonin. CIA është e sigurt se ishin rusët që ia dhanë Uikiliksit, dhe për këtë arsye ish-presidenti Obama dëboi 35 diplomatë rusë nga Uashingtoni. Por Trumpi, në emër të luftës së përbashkët kundër terrorizmit islamik, do të rivendosë marrëdhëniet e mira me Moskën. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button