Your Life

Sindroma e mashtruesit: Pse disa njerëz mendojnë se nuk e meritojnë suksesin?

A keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e mashtruesit? Është një fenomen psikologjik që në mënyrë paradoksale prek njerëzit më të zgjuar, dhe që mund të rrezikojë sukseset e ardhshme. Nëse e njihni, shmangeni

“Sa më i madh potenciali, aq më e madhe do të jetë pasiguria juaj. Supozimi është çmimi i ngushëllimit për mediokrit” (Robert Hughes). A ju ka ndodhur ndonjëherë të arrini një objektiv, apo ndoshta një synim të rëndësishëm, dhe të vazhdoni ta zvogëloni apo akoma më keq ta cilësoni të parëndësishëm? Jemi duke folur për të gjitha ato raste kur keni arritur një sukses dhe keni menduar menjëherë:Ok, këtë herë me eci, shpresoj të mos e ketë vënë re njeri” “Jo, unë nuk e meritoj aspak”, “Sikur të tjerët ta dinin…”

Ky qëndrim quhet ‘sindromi i mashtruesit’, dhe për ironi ata që e vuajnë më shpesh janë njerëzit që punojnë shumë dhe arrijnë rezultate të mira, por që fatkeqësisht nuk janë në gjendje të njohin meritat e tyre. Nëse e gjeni veten në këtë identikit, duhet të dini se ky auto-autosabotazh i vazhdueshëm, mund të jenë i dëmshëm dhe rrezikojë suksesin tuaj afatgjatë. Fatmirësisht, ekzistojnë strategji praktike për ta ndaluar.

Edhe fituesit e çmimeve Oskar vuajnë nga sindromi i mashtruesit

“Përse dikush do të donte të më shihte në një film tjetër? Unë nuk di të recitoj, pse të vazhdoj ta bëj këtë gjë?” “Mendova se qe një shaka, dhe se të gjithë e dinin, përveç meje. Isha e sigurtë se do të vinin në shtëpinë time, do trokisnin the do më thoshin:“Na falni, bëmë shaka, Oskari që iu dhamë, i takon në fakt Meril Strip”. “Ka mëngjese kur zgjohem, dhe para se të filloj xhirimet mendoj se ‘nuk mund ta bëj këtë’, se jam thjesht një mashtruese”.

Këto janë disa nga deklaratat e dhëna gjatë intervistave zyrtare, nga disa prej fituesve të çmimit Oskar. Aktorë kalibri si Denzel Uashington,  Meril Strip, Xhudi Foster dhe Kejt Uinslet e lama vënë shpesh në dyshim aftësinë e tyre reale për të aktruar, dhe jetojnë në besimin se herët a vonë, dikush do t’i demaskojë!… Në fakt nga kjo sindromë vuajnë shumë persona.

Sipas një studimi të kryer nga Dr. Polin Klanshe, studiuesja e parë që shpiku frazën “sindromi i mashtruesit”, gati 70 përqind e njerëzve në botë e ka përjetuar të paktën një herë në jetën e tyre këtë fenomen psikologjik. Ndjenja e të mos ndjerit në lartësinë e vlerësimit, të të qënit një mashkrues në vendin e gabuar, shfaqet shpesh kur ne duhet të mësojmë aftësi të reja, apo të kemi një rol të ri përgjegjësie.

Përhapja e kësaj “sindrome”, lë të mendohet që e njëjta shoqëri hiper-konkurruese në të cilën jetojmë, mund të na bëjë të ndjehemi të papërshtatshëm. Megjithatë është e kotë të kapemi pas shoqërisë së shëmtuar dhe të keqe. Pasi në tlehb është përgjegjësia jonë të kujdesemi për rrugën e rritjes personale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button