Motivuese

Sipas budizmit: Nëse i pranon këto 5 të vërteta për jetën, do të jesh njeri më i mirë…

  1. Të shqetësohesh është e kotë. Nuk ke për të fituar asgjë. Edhe nëse nuk shqetësohesh, edhe nëse shqetësohesh 20-30 herë për të njëjtin problem, si përfundim nuk ke për të arritur asgjë. Ajo që duhet të bësh, është të kënaqesh me veten, nëse je duke u përpjekur t’i zgjidhësh gjërat, sado të vogla të jenë përpjekjet e tua.
  2. Nëse duam të jemi të lumtur, duhet ta shohim realitetin ashtu siç ai është. Ndjesitë negative në fakt nuk duhet t’i shohim aq shumë si negative, pasi prej tyre ne marrim mësimet më të mëdha në jetë. Gjithashtu, sipas budizmit, ne duhet të jemi të hapur ndaj mësimit të gjërave të reja dhe jo të jemi striktë të ideve dhe opinioneve tona.
  3. Pranoji ndryshimet si gjëra pozitive. Jeta është në ndryshim të vazhdueshëm dhe duhet ta pranojmë këtë gjë. Vetëm duke i pranuar ndryshimet që na ndodhin në jetë si diçka normale, ne do të fitojmë energjinë e duhur për të krijuar jetën që dëshirojmë të kemi.
  4. Burimi i vuajtjeve janë ndjenjat e përkohshme. Ato që ne i shohim si lumturi, janë në fakt ndjenja të përkohshme. Kënaqësitë, euphoria, gëzimi janë të përkohshme. Lumturia nuk vjen prej tyre, pasi kjo formë lumturie është e përkohshme. Lumturia e përjetshme vjen prej gjithë gjërave që na ofrojmë paqe dhe qetësi të brendshme shpirtërore. Këtë duhet të synojmë të arrijmë.
  5. Meditimi është rruga e duhur e reduktimit të vuajtjeve. Meditimi nuk është gjë tjetër, veçse një vëzhgim më i detajuar i mendjes dhe i trupit tuaj, duke njohur anët e forta dhe anët e dobëta të karakterit tuaj. Kjo gjë bën të mundur që ju të forconi anët e forta dhe të punoni për të forcuar edhe anët tuaja të dobëta, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në një problem për ju. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button