Your Life

Sipas një studimi, shumica e personave të suksesshëm kanë të ngjashme këtë histori

Nëse ndihesh në faj sepse të duket vetja shumë e egër dhe kërkuese me fëmijët e tu, duhet të dish se ekspertët janë nga ana jote. Në të ardhmen, fëmijët e tu do të falenderojnë për mënyrën se si i ke rritur, sepse në të ardhmen do të jenë më të prirur të korrin sukses.

Sipas një studimi të kryer Universitetin e Essex në Mbretërinë e Bashkuar, fëmijët e nënave të rrepta, kanë siguruar më shumë sukses krahasuar me ata fëmijë që ishin rritur prej nënave më liberale. Për të arritur në këtë përfundim, u morën në shqyrtim jetët e 15.500 vajzave midis moshave 13 dhe 14 vjeçare, të cilat ishin rritur nga nëna më kërkuese. Në të ardhmen ato arritën të ndiqnin një shkollë të lartë dhe të siguronin një punë të mirë, gjë që do të thoshte më shumë të ardhura për to. Një tjetër avantazh i vajzave të rritura nga nëna kërkuese, sipas studimit, është se ato kanë më pak mundësi për të ngelur shtatzënë në mënyrë të padëshiruar.

Mund të duket paksa e vështirë të jesh tepër kërkuese ndaj fëmijëve të tu, por kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh. Ata me siguri do të ndihen si të cunguar, jo të lirë, apo edhe do të kthehen ndonjëherë me inat, por mos u përpiq të ndryshosh. Ndoshta tani ata nuk e kuptojnë rëndësinë e disiplinës, sepse çdo fëmijë apo adoleshent e ka si tendencë të mos bindet përpara prindërve, por më vonë do e kuptojnë çdo gjë. Duhet të qëndroni striktë përpara fëmijëve dhe t’i ndaloni për të bërë gjërat që nuk duhen bërë. Jo të ushtroni kontroll të tepruar për çdo gjë, sepse kjo gjë shton stresin tek fëmijët tuaj, por thjesht t’i kontrolloni për gjërat e rëndësishme. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button